LAPSH - Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë 'Naim Frashëri'
Shkolla Shqipe
Lidhja e Arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë ‘Naim Frashëri’ (LAPSH) ofron për më shumë se 30 vite mësim plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në të gjithë Zvicrën.
Organizimi i LAPSH-së
Mësimdhënësit punojnë pa ndërpre për më shumë se 30 vite për të mësuar fëmijët shqiptarë në Zvicër. Mëso më shumë për historinë dhe vlerat tona, si dhe për organizimin e LAPSH-së në Zvicër.

Mësim në gjuhën shqipe
Shikoni tabelën e orareve
Vizitoni tabelën për të parë oraret e klasave sipas kantoneve dhe dërgoni kërkesën për regjistrim përmes internetit.
Historia jonë
Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Zvicër nisi në fund të viteve 1980. Si përgjigje ndaj nevojës për të ruajtur gjuhën dhe identitetin kombëtar, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) u themelua zyrtarisht në vitin 1995. Kjo organizatë u krijua nga mësues dhe prindër të përkushtuar, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.
Misioni ynë
Gjuha shqipe është ura jonë e përbashkët. Nuk na bashkon një shtet i vetëm, as një fe e vetme, por një gjuhë që mbart historinë, kulturën dhe shpirtin shqiptar.
LAPSH ekziston për ta mbrojtur gjuhën shqipe, brez pas brezi.
Vlerat tona
LAPSH është ndërtuar mbi një filozofi të thjeshtë por të fuqishme, të përfaqësuar edhe në simbolin tonë: trekëndëshi simbolizon lidhjen e pandashme mes prindit, mësuesit dhe nxënësit. Secili kënd mban dhe mbështet tjetrin.
Pa prindin nuk ka vazhdimësi, pa mësuesin nuk ka drejtim, dhe pa nxënësin nuk ka të ardhme.
Statistikat e LAPSH
Numri i Nxënësve
Kontakti i mësimdhënësit
Për çdo pyetje lidhur me një klasë të caktuar, kontaktoni mësimdhënësin
Kontakti i LAPSH në Kantone
Për çdo pyetje lidhur me organizimin e mësimit në Kanton, kontaktoni mësimdhënësin
Kontakt i LAPSH Zvicër
Për çdo informatë që nuk mund ta zgjidhni në nivel kantonal, LAPSH Zvicër është i gatshëm të ju ndihmoj