LAPSH Shkolla Shqipe në Zvicër

Pyetje të shpeshta

Ne ofrojmë mësim plotësues për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Qëllimi ynë është të promovojmë gjuhën dhe kulturën shqiptare. 

Pyetje të shpeshta

Zgjidhje për pyetjet tuaja më të shpeshta

Regjistrimi bëhet përmes formularit në faqen tonë. Në faqen e orarit, përzgjidhni klasën në të cilën doni të regjistroheni, dhe do hapet formulari. Ju lutemi plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara dhe mësuesja do t’ju kontaktoj për detajet e mëtejshme. Nëse nuk merrni përgjigje nga mësuesja, ju lutëm na kontaktoni.

Kantonet e caktojnë fillimin e vitit shkollor, por zakonisht viti fillon në javën e parë të muajit shtator. Kontaktoni mësimdhënësin e klasës tuaj për të vërtetuar orarin.

Mësimdhënësit paguhen vetëm nga prindërit, prandaj çdo familjeje i kërkohet një kontribut financiar modest. Çmimet janë si vijon:

  • 1 fëmijë: 40 CHF në muaj

  • 2 fëmijë: 50 CHF në muaj

  • 3 ose më shumë fëmijë: 60 CHF në muaj

Në disa kantone ku mësimi subvencionohet nga autoritetet lokale, shuma mund të jetë më e ulët. Për informata të hollësishme, ju lutemi kontaktoni shoqatën kantonale përkatëse.

Ngase LAPSH është e njohur nga autoritet zviceranë që nga viti 1996, kantonet na mundësojnë të japim mësim në shkollat publike të çdo kantoni, pas orarit të rregullt.

Oraret publikohen nga secili kanton. Klasat dhe oraret i gjeni në faqen tonë në formë të tabelës interaktive.

LAPSH në Zvicër grumbullon informatat e dërguara nga shoqatat kantonale të LAPSH-së, dhe ka mundësi që oraret të kenë ndryshuar. Vërtetoni gjithmonë me mësimdhënësin pasi të jeni regjistruar.

Mund të kontaktoni mësuesin përmes emailit në faqën e Orarit, në rubrikën përkatëse (Kontakto Mësuesin).

Jo. LAPSH është institucion laik dhe në shkollë mësohet vetëm për gjuhën dhe kulturën shqiptare. 

Jo, ne fokusohemi në mësimin e fëmijëve në moshë të shkollës fillore.

Mësuesit tanë janë profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë në mësimdhënie. Të gjithë janë të angazhuar për të ofruar një mësim efektiv dhe cilësor. Mësimdhënësit e rinj duhet të përmbushin kriteret e parapara dhe të regjistrohen në LAPSH për të dhënë mësim në gjuhën shqipe.

Librat mësimorë sigurohen nga Ministritë përkatëse të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë. Çdo vit, LAPSH në Zvicër pranon dërgesa librash nga shtetet amë, të cilat u shpërndahen nxënësve pa pagesë pas fillimit të vitit shkollor (zakonisht në vjeshtë).

Prindërit duhet të sigurojnë materialet e zakonshme shkollore si lapsa, fletore dhe mjete të tjera bazike sipas kërkesës së mësuesit.

Mësimi organizohet nga shoqatat kantonale të LAPSH-së. Secila shoqatë kantonale punëson mësimdhënësit, sigurojnë klasat dhe komunikojnë me prindërit. 

LAPSH në Zvicër është federata që i bashkon shoqatat kantonale. Ajo regjistron mësimdhënësit në nivel qendror, komunikon me autoritetet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, dhe siguron librat për shpërndarje në të gjitha kantonet. 

Për anulimin e regjistrimit, ju lutemi kontaktoni mësimdhënësin. Regjistrimi është i vlefshëm për tërë vitin shkollor, por mësimdhënësi apo përgjegjësi kantonal do të kenë mirëkuptim në rast të ndërprerjes me arsye.

Ngase arsimi në Zvicër është kompetencë kantonale, çdo kanton ka rregullat e veta. Në disa kantone, nota e shkollës shqipe figuron në librezën zyrtare. Kontaktoni mësimdhënsin në kantonin tuaj për informata më të sakta.

Mësimi në gjuhë shqipe është i hapur për të gjithë, pavarësisht përkatësisë etnike apo shtetërore. Mjafton dëshira për të mësuar shqip. Fëmijët pranohet nga mosha 6 vjeç (por mund të ketë përjashtime) dhe deri në fund të shkollës fillore. 

Keni ende pyetje?

Na kontaktoni

Jemi këtu për t’ju dëgjuar. Për çdo pyetje, ju lutemi na kontaktoni përmes emailit.

Kontakto mësuesen

Për pyetje lidhur me një klasë të caktuar, dërgoni një email.

Kontakto LAPSH Kantonal

Për ndihmë nga LAPSH në kantonin tuaj, kontaktoni përgjegjësin kantonal.

Kontakto LAPSH Zvicër

Për çdo pyetje tjetër

Na ndiqni

Qëndroni në kontakt për njoftime dhe lajme.