LAPSH Zvicër - ALEV Schweiz - Takime


 L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë


Intervista

me Profesor

Dr. Dr. Basil Schader

     

LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË NË STUDION E  RTV SYRI BLU NË ZVICËR


Një emision që ngjalli debat dhe krijoi respekt për Shkollën shqipe dhe shqiptarët në mërgim.


Ditën e premte, data 6 tetor, ora 10:00 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë « Naim Frashëri » në Zvicër ishte e ftuar në Studion e RTV Syri Blu, Rruga Bielstrasse 80, 4500 Solothurn-Zvicër. Është gjetur një mjedis i bukur, një mjedis i bardhë si sinonim i bardhësisë së një dite e të një vlere të veçantë të jetës në mërgim.


RTV Syri Blu është një institucion që flet në gjuhën shqipe, që jep një ndihmesë tek bashkatdhetarët ndjesinë e një pjesëze të kupolës qiellore shqiptare.

Dëshira fisnike për të realizuar një emision dinjitoz për Shkollën Shqipe në Zvicër u mbështet nga përfaqësues të saj zoti Musli Sahiti – drejtor. Ndërsa Moderator i emisionit ishte z. Nexhat Abdiu. Morën pjesë z. Nexhat Maloku kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ dhe mësimdhënës në Cyrih. Nexhmije Mehmetaj, mësuese pranë LAPSh-it  në Kantonin Jura. Më pas, emisioni shpalos tregimin e vërtetë të LAPSH-it si bartëse e organizimit të Shkollës Shqipe me mësim plotësues në Zvicër.

Në fjalën e tij z. N. Maloku shtroi në mënyrë të gjerë problemet themelore të shkollave plotësuese shqipe, duke u ndalur në çështjet organizative të tyre. Prej më së 27 vjetësh në Zvicër janë ngritur qendra shkollore të mësimit plotësues ku me qindra nxënës shqiptarë të moshave 6-16 vjeç vazhdojnë të arsimohen në gjuhën amtare shqipe. Dhe, siç dihet, ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe nga prestarët e diasporës ka dhënë fryte me vlerë të veçantë jo vetëm për mërgimtarët, por për të gjithë kombin tonë.



Është më së e domosdoshme që Shkolla me mësim plotësues të ketë mbështetje institucionale nga Shqipëria, Kosova apo Zvicra.

Ndërsa nga N. Mehmetaj u trajtuan problemet didaktike e organizative të shkollës shqipe të mësimit plotësues dhe konkretisht: qëllimi dhe detyrat e kësaj shkolle. Në fillimet e saj shkolla plotësues shqipe kishte qëllim përgatitjen e nxënësve për kthim në atdhe, ndërsa pas viteve 2000, mërgimtarët shqiptarë kishin gjetur punë dhe u integruan në shoqërinë pritëse nuk shihej më dëshira e “kthimit”. Pra, qëllimi i shkollës shqipe është ruajtja e identitetit dhe formimi i dygjuhësisë shqip dhe një gjuhë tjetër.


Problemet në mësimdhënie të mësimit plotësues kishim ngase ne nuk e njihnim pedagogjinë dygjuhësore. Por me përvojën e fituar me seminaret e organizuar ne filluam të kuptojmë se mësimi veç tjerave duhet të organizohet në bazë të aftësive gjuhësore, pra sipas niveleve.

Me gjithë këto përpjekje të LAPSH-it është e dhimbshme se pjesëmarrja e fëmijëve në këto shkolla çdo ditë po bie. Derisa në vitin shkollor 1996/97 Shkolla shqipe plotësues në Zvicër numëronte 6.500 nxënës, aktualisht mësimin plotësues e ndjekin vetëm 1800 nxënës.

Shqetësimi është se vetëm një numër i vogël i fëmijëve vijnë për të mësuar shqip. Shumë klasë të mësimit plotësues në mungesë të fëmijëve shqiptarë janë mbyllur fare, shumë pika shkollore kanë mbetur vetëm me 6 -7 nxënës.

 

Mbas pak vitesh sa do të flasin dhe do të shkruajnë shqip?Mbas pak vitesh do të kërkojmë ndonjë që të dijë të lexojë shqip. Natyrisht për këtë janë fajtor vetë shqiptarët dhe s’na ka fajin askush. Çfarë faji kanë fëmijët që prindërit nuk ua lënë trashëgim gjuhën e nënës? Por çfarë faji kanë prindërit që nuk e kuptojnë problemin e asimilimit sikur se ne mësimdhënësit. Përgjegjësia i bie shteteve shqiptare prej nga vijnë mërgimtarët.  Fjala jonë shqipe sa vjen e nuk po dëgjohet më. Dihet sa shumë fëmijë shqiptarë ka në shtetin e Zvicrës. Sa pak fëmijë shqiptarë ndjekin mësimin shqip! Kështu pasqyrohet vetëdija jonë kombëtare.


Ministritë shqiptare Tiranë – Prishtinë- Shkup kanë përgjegjësi përballë mërgimtarëve shqiptarë. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe për përfaqësuesit e shteteve tona janë e vetmja rrugë që fëmijët tanë të mësojnë të shkruajnë e lexojnë, shqip. Ne jem mirënjohës për tekstet që na i dërgojnë nga Kosova, por kontributi i shtetit duhet të shkoj deri te institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe, që shkolla të jetë pjesë përbërëse e arsimit në atdhe.

Diaspora shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Është e natyrshme që edhe në ditët sotme, kur fëmijët tanë çdo ditë janë nën nofullat e asimilimit  të lindur në vend të huaj të kërkojë rrugët më të përshtatshme të një organizimi më të mirë institucional dhe përkrahja e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të jetë hallka kryesore e saj.


Delemont, 13.10.2017                                                    

Nexhmije Mehmetaj



    

TAKIM BASHKËPUNIMI I NDËRSJELLTË MES LAPSH“NAIM FRASHËRI“NË ZVICËR DHE AMBASADESË SË R.K NË ZVICËR







Një foto e përbashkët e një pjese nga kryesia e LAPSH“Naim Frashëri „ të Zvicrës, në një takim pune dhe bashkëpunimi të ndërsjellë në Ambasadën e RK në Zvicër-Bern. Nga e majta në të djathtë: Z. Nazane Breca. Hasan Spahiu, Abas Fejzullahi, Nezir Mehmeti, Nexhat Maloku,  Fatmire Musliu dhe Naser Ulaj


 Z. Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër-Bern, më 17 nëntor'16, priti kryetarin e LAPSh "N. Frashëri" për Zvicër, z. Nexhat Maloku, bashkë me disa anëtarë të kryesisë,  në ambientet e ambasadës.  Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "N. Frashëri" Zvicër me fokus kryesor mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.


Z. Ambasadore, Nazane Breca, përveq mirëpritjes që u bëri përfaqësuesve të LAPSh, shprehu mirënjohjen për punën e deritashme të LAPSh dhe angazhimin e mësimdhënësve gjatë tërë kësaj periudhe. U zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjellë dhe u shpreh gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkë- punimit në të gjitha drejtimet e mundshme për afrimin e bashkërenditjen e veprime në të mirë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në mënyrë që të përfshihen sa më shumë nxënës në mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër.

 

Z. Nexhat Maloku, kryetari i LAPSH “Naim Frashëri“ për Zvicër, falënderoi në emrin e LAPSH, Z. Nazane Breca, ambasadoren e R. Kosovës në Zvicër, për pritjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit. Fillimisht i dorëzoi dokumentacionin me të dhënat thelbësore për punën e LAPSH në Zvicër. Në mënyrë përmbledhëse paraqiti rrjedhat e punës në LAPSH “Naim Frashëri“ në Zvicër, që nga themelimi deri më tani, ballafaqimet me të gjitha vështirësitë dhe rezultatet si dhe shqetësimet në veçanti për pjesëmarrjen e vogël të nxënësve në vijimin  e mësimit plotësues në dekadën e fundit, ku përmendi edhe ndikimin e shumë faktorëve në këtë drejtim.


Falënderoi ambasadoren për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në ato fusha ku është e mundur. Në veçanti e vuri në pah se vetëm LAPSh në Zvicër është legjitim për mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe është i pranuar edhe nga institucionet përgjegjëse shtetërore të Zvicrës, që mësimi mbahet në lokalet e shkollave kudo që ka të interesuar.


 Të gjithë të pranishmit në këtë takim pune shprehën mendimet e tyre dhe ndanë të njëjtat shqetësime që u paraqitën edhe në fjalën hyrëse të kryetarit të LAPSh-it dhe u zotuan që të shtojnë angazhimin e tyre për të rritur vijuesh- mërinë e mësimit shqip nga nxënësit shqiptarë në Zvicër.


Përgatiur nga

Abas Fejzullahi, sekretar i LAPSH

17.11.2016


   Bashkëpunimi ndërmjet mësuesve rritë aftësitë e tyre profesionale


Nexhmije Mehmetaj


7 maj 2016 e kalova në gjirin e mësueseve të Shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjenevë. Objekti i këtij bashkëbisedimi kishte të bënte me mësimin e gjuhës e të kulturës shqiptare në shkollat e mësimit plotësues. Qëllimi është të njehsohet mendimi, të unifikohen metodat, të vihen mbi baza më të organizuara problemet e mjetet më efektive mësimore.

Ky takim pune ishte një moment i rëndësishëm jo vetëm thjesht për mësimin e gjuhës shqipe, por dhe një shenjë që ne përpiqemi dhe do ta ruajmë e do ta çmojmë më tej dinjitetin tonë kombëtar edhe tek brezat e rinj që lindin e rriten jashtë atdheut.

LAPSH-i në Zvicër ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të çuar më tej mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, në të ardhmen nevojitet formimi dhe funksionimi një Këshilli Pedagogjik për të lehtësuar punën e mësimdhënies në aspektin metodik – didaktik.


Grupi i mësueseve të pranishme që japin mësimin plotësues shqip në Gjenevë treguan se ketë vit në mungesë të anës financiare kishin mbajtur mësimin pa pagesë. Numri i nxënësve që duan të mësojnë shqip është pak në ulje. Sipas statistikave zyrtare aktualisht janë 1219 fëmijë shqiptarë që i përkasin detyrimit shkollor fillor, ndërsa mësimin plotësues shqip e ndjekin rreth 200 nxënës. Takimi solli në pah përpjekjet e shumta që bëhen nga ana e tyre për të rritur nivelin e mësimdhënies së gjuhës shqipe.

Admiruam  punën e mësueseve Lumnije Emini, përvoja ime në mësimin plotësues fillon  prej vitit 1991 dhe aktualisht kam 63 nxënës, jam e ngarkuar edhe me një numër të vogël orësh të mësimit shqip të integruar në shkollën publike- zvicerane, në mungesë të fondit financiar numri i orëve të integruar ka rënë dukshëm nga 200 orë në vit sa kisha më parë ka rënë në 100. Në mos vijueshmërinë e nxënësve në mësimin shqip: Për mendimin tim nuk është problem fëmija por është prindi. Plaga e shkollimit të fëmijëve janë prindërit.. Varet se sa ai prind arrin ta e edukon fëmijën, të ia nxit dëshirën për të mësuar gjuhën shqipe. Sa i përket mësimdhënies mendoj se mësimdhënia tematike është më e përshtatshmja dhe frytdhënëse për mësimin plotësues.


Mësuesja Aravella Marika, solli punën e bërë nga viti 1994 deri më sot si dhe nevojat për të ardhmen, foli për numrin e nxënësve që ka filluar të ulët pak, jo për fajin dhe pamundësinë e mësimdhënësve, por për indiferentizmin dhe pakujdesin e shtetit shqiptar ndaj institucionalizimit të shkollës me mësim plotësues të gjuhës shqipe. Nga të gjithë faktorët që lidhen me problemin e mësimit plotësues, faktori shtet është më i prapambeturi, më pak i interesuari.  Shteti flet e premton, por nuk zgjidhur asgjë se bën politikë “qiellore”, efektet e së cilës nuk duken. Ai prezantohet sikur është duke punuar dhe i interesuar për mësimin e gjuhës e të kulturës shqipe për fëmijët emigrantë, në të vërtetë është treguar i dobët, pa forcë, duke hedhur fjalë në erë.


Cyme Lokaj, kam 78 nxënës rruga ime drejt mësimit plotësues ka filluar që prej vitit 2000, kjo punë megjithëse jo e lehtë nuk na demoralizon, përkundrazi ndjejmë përkushtim. Ne bëjmë ketë sepse e quajmë detyrë ndaj brezit të ri.

Hyryje Kurteshi, mësuese nga viti 2000, në mungesë të numrit të domosdoshëm të nxënësve na duhet të japim mësimin me klasë me mësim të kombinuar. Puna me këto klasë kërkon përgatitje dhe përgjegjësi të madhe.

Ne vlerësuam edhe punën e mësueseve : Hana Bilalli, Fatime Bllaca etj.

Duke u bazuar në sukseset e arritura gjatë këtyre viteve mbetem me shpresë se vitin e ardhshëm shkollor në bankat shkollore, të mësimit shqip  do të ulën qindra nxënës të rinj shqiptar.

Në kushtet e larg atdheut bashkëpunimi ndërmjet mësuesve është mjaft i rëndësishëm, rritë aftësitë e tyre profesionale.


Në fund Ne mësueset u bëjmë thirrje të gjithë prindërve, kudo që janë, të mbështesin mësimin plotësues shqip, çoni fëmijët tuaj në shkollë sepse punën që e bënë shkolla nuk e bën dot familja.

Ne u bëjmë thirrje edhe shoqatave, biznesmenëve, të gjithë mërgimtarëve të emancipuar që të mbështesin shkollimin shqip sepse gjuha amtare luan rol të rëndësishëm në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve.

Për përballimin e këtyre vështirësive, rol të rëndësishëm presim të luaj Qeveria e Republikës së Kosovës, e Republikës së Shqipërisë  si dhe LAPSH-i, si bartëse organizative, praktike e profesionale e Shkollave Shqipe me mësim plotësues në Zvicër.


         

Nexhmije Mehmetaj

Delemont, 7 prill 2016


PËRBALLJA ME SFIDAT NË MËSIMIN PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE


 

E diel më 3 prill, 2016, në Bernë, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës, Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër mbajti mbledhjen e radhës. U pasqyruan arritjet dhe vështirësitë në vijimësi të mësimit plotësues të gjuhës shqipe sidomos në drejtim të shtimit të numrit të nxënësve dhe përmirësimit të cilësisë në shkolla dhe trajnimit të mësuesve të rinj.


Qëllimi i thjeshtë, në radhë të parë që të krijohen mundësi bashkëbisedimi me mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e LAPSH-it, për të parë se çfarë duhet të bëhet më mirë në të gjitha këndvështrimet për një organizim më të mirë të mundshëm.


Në mbëledhje ishin të pranishëm: Nexhat Maloku, kryetar, (mësues) Abas Fejzullahu, mësues - sekretar, Nezir Mehmetaj (prind) arkëtar dhe  koordinatorë të Këshillave Kontonalë: Riza Demaj prind- Argau, Veton Dizdari, mësues - Bernë, Naser Ulaj, mësues- Cyrih, Vaxhid Sejdiu, mësues- ST.Gallen, Nexhat Hyseni prind–Thurgau dhe Nexhmije Mehmetaj, mësuese – Jura. Të tjerët që munguan as që e kanë parë të arsyeshme të arsyetohen.


Pas fjalës së mirëseardhjes z. Nexhat Maloku,  bëri një përmbledhje të shkurtër të zhvillimeve të realizuara nga Kryesisë së LAPSH-it. Faktori kyç për rezultatet e mira në këtë organizim janë sigurisht mësuesit/et. Në kuadër të LAPSH-it ka mësues që punojnë me përkushtim për edukimin e nxënësve mërgimtarë për të qenë ata qytetarë dygjuhësor të përsosur në një shoqërie demokratike të Zvicrës shumë gjuhësore – shumë kulturore.

Në ketë takim e morën të gjithë fjalën. U ndalëm në disa probleme që janë në vazhdimësi të shkollës së mësimit plotësues.  

Mësimin plotësues shqip e vijojnë vetëm një numër i vogël nxënësish, aktualisht janë 1887 nxënës. Në krahasim me numrin e përgjithshëm të nxënësve shqiptarë në shkollat zvicerane, ky numër është simbolik.


Arsyet e mos vijimit nuk janë të panjohura: mungesa e përkujdesjes institucionale që nuk kujdesen për gjuhën e vet. Kjo mungesë po i lënë qindra dhe mijëra fëmijë pa shkrim-lexim në gjuhën shqipe, pakujdesia e prindërve, kuptimi jo i drejtë i rëndësisë së shkollës me mësim plotësues të gjuhës shqipe, vetëdija e ultë kombëtare, pagesa, ndërsa prindi paguan për fëmijë në sporte të ndryshme, kjo nuk ndodh për mësimin shqip. E vetmja shprehi që prindërit mund t’i lënë fëmijës është gjuha e folur shqipe për aq sa vazhdojnë të flasin.


U vendos që prindërit të informohen sa më mirë rreth regjistrimit dhe për qendrat ku mbahet mësimi shqip. Në shkollën e mësimit plotësues në Kantonin Jura nga viti i ri shkollor për herë parë do të kenë mundësi të vijojnë mësimin shqip edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.   

Me vëmendje  dhe me interes u mirëprit libri –Doracaku për mësimdhënës i cili doli nga shtypi fillimisht në gjermanisht dhe këto ditë në shqip. Ky libër i ndarë në 6 pjesë me lidhje të veçanta është vlerësuar  shumë i rëndësishëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ne jemi mirënjohës autorit të librit prof dr dr Basil  Schader i cili na ka ndihmuar intensivisht në çështjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Por në radhë të parë ai ka meritën e tij për studimet e shqipes. Me emrin e prof B. Schader është e lidhur tradita albanistike në Zvicër. Me gjithë mungesën e një katedre që do të merrej në mënyrë të drejtpërdrejtë me albanologji, zoti Schader arriti të krijojë albanologjinë zvicerane. Këtë punë ai e bëri në kuadër të studimeve të zhvilluara  të shqipes në kontakt me gjermanishten në Zvicër.

 

U vendos që me rastin e përfundimit të vitit shkollor do të mbahen “Gara të diturisë 2016”, më 12 qershor në Soloturn.


Ne mësuesit e mësimit plotësues u bëjmë thirrje prindërve shqiptarë që fëmijët të çojnë në mësimin shqip. Mësimi i gjuhës amtare luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin gjuhësor të fëmijës, identitetin tij dhe krijimin e dygjuhësisë si një pasuri individuale dhe shoqërore.


Gjuha shqipe është një pasuri për fëmijët tanë. Kemi alfabetin më të pasur nga gjuhët indoevropiane (36 shkronja dhe tinguj) ndaj dhe mund të shqiptojmë pastër shumë gjuhë të ndryshme. Fëmijët duke ditur mirë shqipen e kanë më të lehtë të mësojnë gjuhë tjera.


Gjithashtu, fakti që arbëreshët kanë mbajtur gjuhën shqipe gjallë 500 vjet me radhë duhet të na bëjë të ndërgjegjësohemi për prejardhjen tonë, të bindim fëmijët për vlerat e shqipes pasurinë e saj.


Nexhmije Mehmetaj

mësuese në Jura -Zvicër


Mësimdhënësit e LAPSH-it u pritën në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë


















Më 3 mars 2016, në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, një grup mësimdhënësish të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër, u pritën nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Gjoni, i shoqëruar nga stafi diplomatik z. Kastriot Noli. Në këtë takim që pati karakter pune mori pjesë edhe zëvendës Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Xhemail Mustafa. Grupi i punës i përbërë nga Nexhat Maloku, Kryetar i  LAPSH-“ Naim Frashëri” në Zvicër, Nezir Mehmetaj, Naser Ulaj dhe Nexhmije Mehmetaj.


Ambasadori z. Ilir Gjoni, shpreh mirënjohje për punën e mësimdhënësve siç tha” shumë fisnike në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe edhe në gjirin e diasporës mbarë shqiptare në Zvicër. Pra, kontributi që jepni ju është shumë i çmuar, luani një rol të madh për të ndihmuar brezin e ri. Ne do të përpiqemi që të u ndihmojmë me të gjitha mundësitë tona që kemi”.  

Z. Xhemail Mustafa, informon se Ministria e Diasporës dhe e Arsimit të Kosovës në bashkëpunim me MASH e Tiranës po punon me intensitet dhe përkushtim që të kurorëzojë me doemos njësimin e Kurrikulës me Plan-programet mësimore të përbashkëta, për harmonizimin e Shkollave me mësim plotësues të gjuhës shqipe jashtë atdheut.


Më pas fjalën e mori z. Nexhat Maloku, paraqiti të dhënat e gjendjes aktuale të organizimit të shkollës së mësimit plotësues në Zvicër. Cilat janë shkollat e mësimit plotësues? Cila është përmbajtja, struktura dhe strategjia e tyre.

Numri i përgjithshëm i nxënësve shqiptarë në shkollat publike në kantonin e Cyrihut është 8000. Ndërsa shfaqi shqetësimin se fëmijët që vijojnë mësimin plotësues shqip janë vetëm 600 nxënës. Ai tha se ndihma nga dora e shtetit është më së e domosdoshme në ketë drejtim.


Aktualisht mësimi zhvillohet në 14 Kantone, me 57 mësimdhënës, në  160 klasa dhe me 1809 nxënës. Bashkëpunimi i LAPSH-it shtrihet përmes: Kryesisë Qendrore; Kryetarëve kantonal; Këshillave të prindërve. Bashkëpunimi shtrihet mes Drejtorive të Arsimit të Zvicrës, me SHP të Cyrihut dhe me MASH - in e Republikës së Kosovës.


Përmbajtja e tyre mbështetet në plan- program të hartuar në MASH të Kosovës për mësimin plotësues në diasporë. Tekstet shkollore të miratuara po nga Ministria janë 19 fletore tematike pikërisht për ketë mësim. Së fundi është botuar edhe Didaktika e shkollave me mësim plotësues që do të ndihmojë mësimdhënien dhe mësim-nxënien.

Sfidat kryesore të  LAPSH-it.

Mungesa financiare për mësimdhënës dhe pjesëmarrja e  ulët  e nxënësve në mësimin plotësues.


Disa kërkesa:

- Nevojitet një plan strategjik për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në mërgatë së pari Ministritë Tiranë- Prishtinë –Shkup duke shqyrtuar mbështetjen financiare.


- Gjetja e formave për ndërgjegjësimin e prindërve në dërgimin e fëmijëve në orët e mësimit shqip, shkollat që na i ka lejuar pala zvicerane mos të mbesin të zbrazëta.


-  Të punësohet një person përgjegjës për Mësimin plotësues në kuadër të ambasadës ose të Qendrës Kulturore në Zvicrës.


- Të bisedohet për mundësitë e financimit të mësuesve nga institucionet përkatëse të Zvicrës.


- Të shikohet mundësia e krijimit të një fondi nga ana shqiptare për përkrahjen e mësimit plotësues në Zvicër.  


- Në portalet e Ambasadave tona të zë vend edhe Adresa e LAPSH-it me njerëz kontaktues të  Shkollës me mësim plotësues.


- Një herë në vit të organizohet një takim me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Zvicër në përkrahje të mësimit plotësues shqip etj..

Të dy Ambasadorët u deklaruan se do të përcjellin kërkesat e LAPSH-it pranë institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë. Por treguan gatishmëri për mbështetje tjera të mundshme organizative që përmes shërbimeve në Ambasadë dhe Konsulta do të përcjellin tek masa një fletëpalosje me njohuri mbi rëndësisë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.



TAKIME