L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë


Intervista

me Profesor

Dr. Dr. Basil Schader


SEMINAR TRAJNUES PËR MËSUES/E TË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE


Të dielën, 29.01.2017 u zhvillua Seminar I trajnues për mësues/e të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicrën frëngjisht folëse. Seminari u zhvillua në Llozanë nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë  “Naim Frashëri” në Zvicër në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shkollën e Lart Pedagogjike të Cyrihut. Qëllimi i Seminarit është ngritja dhe përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies së gjuhës shqipe si dhe thellimi i njohurive në lidhje me serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes».
























Seminari u zhvillua nën kujdesin e përbashkët të Nexhat Maloku, Kryetar i LAPSH, mësues në Cyrih dhe Nexhmije Mehmetaj mësuese në Kantonin Jura. Mikpritëse e seminaristeve është mësuesja entuziaste Merita Azemi gjegjësisht Kryetare e Këshillit Kantonal të LAPSH në Llozanë.


Atmosfera e punës në ketë ditë u përcoll nga stafi i mësueseve mjaftë të përkushtuara, koleget e mia të mira si:  Arbënora Vranoci ( Nyon), Merita Ajeti (Nyon), Shqipe Calaki (Freiburg), Arbënore Sabedini (Avenche), Hasime Nishori (Llozanë), Bardha Demiri (Llozanë), Liridona Demiri (Ecublens), Albana Thaqi (Llozanë), Hajrije Alidemi (Llozanë), Merita Azemi Llozanë), Burbuqe Ahmetaj, (Rolle), Hana Bilalli, Lumnije Emini, Fatime Bllaca, Hyrije Kurteshi (Gjenevë). Të gjitha shprehen vlerësimin e tyre për jetësimin e këtij seminari të rëndësishëm të gjuhës shqipe në Zvicër.


Tema bosht e seminarit është “Përkrahja e të kuptuarit gojor”.

Programi i Seminarit u zhvillua sipas këtij rendi: ora I:  Informacione për serinë «Materiale për mësimin plotësues» si kontribut për një mësim plotësues aktual, modern dhe cilësor”.

Informacione për serinë «Materiale për mësimin plotësues» si kontribut për një mësim plotësues aktual, modern dhe cilësor”. Pjesët e serisë: Doracak «Bazat dhe arsyet» dhe 5 fletore me nxitje didaktike.


Fletorja. 1: Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë

Fl. 2: Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë

Fl. 3: Përkrahja e komunikimit gojor në gjuhën e parë

Fl. 4: Përkrahja e kompetencave ndërkulturore në MP

Fl. 5: Strategji dhe teknika të të mësuarit








 


Pikënisjet e serisë:

-Të jepen, në mënyrë praktike, informacione për pedagogjinë, didaktikën dhe metodikën aktuale në vendet e imigrimit.

 

-Të jepen, në mënyrë sa më konkrete e të adaptueshme, modele, ide dhe nxitje për një MP aktual dhe të përputhshëm me mësimin e rregullt.


Qëllimet e serisë:«Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes» Të jepet një kontribut për një MP cilësor dhe aktual nga didaktika etj. •Të përkrahen mësimdhënësit/et e MP në punën e tyre kërkuese •Të jepet një kontribut për ta përmirësuar ndërlidhjen mes MP dhe shkollës së rregullt •Funksionalitet si bazë dhe material për kualifikimin e mëtejshëm në seminare, kurse ose në studim individual •Përdorimi i materialeve edhe në punën me mësuesit/et vendas.


 Ora e II :Si mund të përkrahet zhvillimi gjuhësor i nxënësve përmes pyetjeve dhe impulseve të përshtatshme?


Ora e III: “Rregulla të thjeshta për biseda dhe diskutime në klasë, trajnimi i tyre”. Si të mësojnë nxënësit/et të zhvillojnë dhe të modelojnë vetë biseda dhe diskutime në shkollë?


a) Arsye pedagogjike: - Edukim për një sjellje demokratike - Zhvillim e një kulture të të biseduarit/diskutuarit - Përkrahja e vetëdijes dhe të autonomisë të personalitetit - Pavarësia nga mësuesit/eses etj.

     

b) Arsye gjuhësore:

Ora e IV : 4. Puna në fushën e leksikut, zgjerimi i fjalorit, sidomos në gjuhën standarde shqipe.

Seminari filloi punimet në kohën e paraparë  në orën 13.00 dhe mbylli punimet në orën 17.00.


Delemont, 21.01.2017

                                                

Nexhmije Mehmetaj































U mbajt Seminari III trajnues për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe


Seminari III trajnues për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqip, në lidhje me serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes» u mbajt më 3 dhjetor 2016 në sallën Salla LAB – H011 në ndërtesën e bukur të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih.


Seminari u zhvillua nën kujdesin e prof dr dr Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike, është i njohur kontributi i tij në afirmimin dhe e mbështetjen e Shkollave Shqipe në Zvicër – hartimin e teksteve shkollore, Fjalorin gjermanisht -shqip, Doracakun për mësimdhënie etj. edhe vlera në albanologji, me studimet gjuhësore shkencore nën këndvështrimin sociolinguistikë “ Gjuha shqipe në kontakt me gjermanishten në Zvicër” vuri themelet e albanologjisë zvicerane etj. dhe seminaret këto të fundit me shumë vlerë për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.


Seminari është projekt i përbashkët, ndërmjet Shkollës Pedagogjike dhe LAPSH-it një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit. Në Seminar morën pjesë 15 mësimdhënës/e nga Kantone të ndryshme ku mbahet mësimi shqip: Argau, Bernë, Cyrihu, Jura etj. Tema bosht e Seminarit është “Përkrahja e të lexuarit në gjuhën amtare”. Seminari u zhvillua sipas ecurisë: një pjesë teori –informacione, pjesa e dytë praktikë ( shembuj nga praktika) dhe pjesa tretë diskutim, reflektim. Përfshinë: a). Përkrahja e nxitjes për lexim. b). Punë në fushën e leksikut. c) Individualizimi dhe diferencimi në lidhje me lexim.


Mesazhi që përcolli Seminarit Trepjesësh .


Një pyetje për ata që thanë fjalën e tyre në seminar. Cili është mesazhi dhe qëllimi që përcolli Seminari?


Prof dr dr Basil Schader, ” Mesazhi dhe qëllimi kryesor i seminarit ishte që mësuesit/et e mësimit plotësues të përkrahen në rritjen e cilësisë së mësimit të tyre dhe që didaktika dhe metodika e përdorur në këtë mësim të jenë në ngjashmëri me didaktikën dhe metodikën të mësimit të rregullt zviceran. Me këtë shpresojmë t’i ndihmojmë jo vetëm mësues/e, por edhe të japim një kontribut që Mësimi Plotësues të bëhet më atraktiv – dhe me shpresën që ky mësim të frekuentohet nga sa më shumë nxënës/e.”


Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH-it: ” Mësuesit në këto vitet e fundit janë përpjekur vazhdimisht të rritin kualitetin e mësimdhënies së tyre dhe ky Seminar është në vazhdën e këtyre përpjekjeve. Tashmë që kemi në dorë 6 tekstet didaktike për mësimdhënës të mësimit plotësues kjo  është një ndihmesë e mirë. Natyrisht ky seminar edhe njëherë theksoi nevojën e fuqishme që mësimdhënësit duhet të jenë shumë kreativ dhe të përgatitin materiale të përshtatshme plotësuese didaktike për klasat e tyre dhe gjithashtu të bashkëpunojnë sa më shumë në këtë drejtim mes vete. Seminaret janë një ndihmesë e vazhdueshme për mësimdhënësit dhe pikërisht për këtë arsye do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që mësuesve t’u krijojmë mundësitë që të përsosen gjithnjë e më shumë në punën e tyre”.


Cili është mesazhi që morët nga ky seminar?


Halime Vishi, mësuese “Seminari ishte shumë interesant, për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të cilët kanë nevojë për të mësuar vazhdimisht mbi metodat e reja të mësimdhënies.”


Naser Ulaj, mësues, “Seminaret e tilla janë të mirëseardhura për punën tonë të më tejme, sollën njohuri  dhe përvoja tjera të suksesshme, na ndihmojnë në përsosjen e mësimdhënies  në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.


Idaije Jashari, mësuese, “Seminaret e tilla janë sa të rëndësishme dhe aq të nevojshme për të vazhduar më tej përpjekjet tona për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër. E falënderojmë Dr.Schader- mikun e nderuar të shqiptarëve, me punën e tij të palodhur Mësimi plotësues i gjuhës shqipe çdo ditë po përparon si me Tekste të reja për nxënës, tani me Doracakun për mësimdhënës.”


Fitnete Balaj mësuese” Përmes këtij seminari thellova njohuritë në aspektin e mësimdhënies, është me e rëndësishme të përpiqemi që ora mësimore e mësimit plotësues të jetë e përafërt me mësimin e vendit ku jetojnë fëmijët”.

Afërdita Veliu, mësuese, mendoj se ishte shumë i rëndësishëm, qe puna jonë mësimore të përafrohet me mësimdhënien e shkollës zvicerane.


Lindita Istrefi, mësuese ” Nga ky seminar, leksionet dhe mësimi teorik i Prof. dr  dr Basil Schader, nga puna praktike në grupe, nga shkëmbimi i përvojave mes kolegëve/eve përfitova shumë. Mësova metoda e forma të reja didaktike, të cilat besoj që në të ardhmen do të më shërbejnë për të rritur cilësinë e procesit të mësimdhënies. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të na mundësohen ndjekje seminaresh, të një cilësie po kaq të lartë, sa ky në Zürich. Një falënderim për Prof. dr dr Basil Schader, për Z. Nexhat Maloku- Kryetarin e LAPSH-it, si dhe për kolegët dhe koleget që dhanë kontribut.”


Besoj se seminari ishte një kontribut konkret për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Seminari u mbyll duke shpërndarë certifikata pjesëmarrësve.                                                                                                

Delemont, 6. 12 . 2016                                 

Nexhmije Mehmetaj

Seminari për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollat shqipe


Ditën e shtunë më 24 shtator, në « Shkollën e Lartë Pedagogjike «  të Cyrihut në sallën LAB – H011 zhvilloi punimet Seminari i dytë trajnues për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.


Seminari u mbajt nën kujdesin e përbashkët të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë »Naim Frashëri » dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut.

Mirësevini ! Me këtë urim u pritën nga stafi i pedagogëve Dr Dr Basil Shader, Profesor  në ShLP dhe Nexhat Maloku, Kryetar i LAPSH-it, mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.


Seminar u vjen në ndihmë mësuesve për të realizuar cilësisht mësimdhënien e gjuhës shqipe në përmbushje të programit të saj. Ky Seminar mund të shërbejë si mbështetje për vetëzhvillimin profesional të mësuesve si dhe për të organizuar seanca kualifikuese me mësimdhënësit.

Qëllimi i këtij seminari është rritja e aftësive të mësimdhënësve të shkollave të mësimit plotësues për të përdorur sa më mirë “Materialet didaktike “të hartuara po për ketë qëllim.


Në Seminar janë paraparë grupe të vogla mësimdhënësish, morën pjesë 13 mësues dhe mësuese nga hapësira gjeografike e Zvicrës gjermanisht folëse.

Prof Dr. Dr Basil Shader në leksionin e tij me temë « Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes ose Mësimin Plotësues“, i njohu të pranishmit me programin e seminarit.

Si kundër është e njohur në Seminarin e parë është trajtuar tema ” Përkrahja e të folurit në gjuhën amtare‘ (komunikimi gojor). Në seminarin e dytë në fokus qe “Përkrahja e të shkruarit në gjuhën amtare”duke përfshi:


- për standarde dhe kërkesa themelore të didaktikës aktuale të të
     shkruarit.

- sidomos për mundësi të ndryshme të përkrahjes të të shkruarit përmes
     metodës së scaffolding-ut (pune me 'skele')

- për aspekte të tjera të didaktikës së të shkruarit.


Programi i Seminarit na afroi: Ora e parë: Pyetje dhe shkëmbim përvojash lidhur me detyrat për takimin e sotëm me temat: 'Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë. Shkëmbim përvojash lidhur me realizimin e një diskutimi në klasë, me rregulla të caktuara paraprakisht (në grupe me 3) (10 min.) Shkëmbim përvojash/rekomandime lidhur me 1-2 krerët nga Doracaku Bazat dhe Arsyet.


Ora e dytë: Inpute për temat 'didaktika e të shkruarit' dhe 'puna me «skele» (scaffolding)'

- Standarde dhe kërkesa themelore të didaktikës aktuale (te ne) të të
shkruarit

- Veçantitë dhe vështirësitë të të shkruarit në gjuhën e parë.

- Mundësi të përkrahjes së të shkruarit përmes punës me skele (scaffolding)

Ora e tretë dhe e katërt:
- Tri mundësi për t'u thelluar në “skele”scaffolding
- Aktivitet kreativ i përbashkët
- Shembull videografik për ca aspekte të të shkruarit.


Pas çdo mësimi teorik  vijohej me punë praktike në grupe, secili grup punoi në mënyrë të pavarur për shkrimin e një mësimi konkret me temë të zgjedhur nga vetë grupet. Gjatë kësaj kohe u vu re një vlerësim maksimal nga grupet pjesëmarrës, gjë që u kurorëzua me prezantimet dinjitoze të punëve nga çdo grup.


Në pikën e parafundit të Seminarit mësuesja Nexhmije Mehmetaj foli për realizimin e mësimit përmes Projektit “Jeta dhe vepra e Shën Terezës” me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Mësimi i mbështetur mbi parimin e humanitetit është në lidhje të ngushtë me zhvillimin edukativ për nxënës të të gjitha moshave. Me krijimet e nxënësve hapi një ekspozitë ku personazh ishte  Gonxhe Bojaxhiu ose Shën Tereza, shëmbëlltyrë e humanizmit botëror.


Në fund u bë ceremonia e mbylljes, e shoqëruar me vlerësimet e rastit nga drejtuesit e seminarit  dhe të cilët në fjalën e tyre falënderuan pjesëmarrësit për angazhimin serioz gjatë gjithë seancave të seminarit, nxorën në pah vlerat e arritjeve dhe premtuan se në kuadrin e bashkëpunimit shumë të suksesshëm të deritanishëm midis dy institucioneve përkatëse ky bashkëpunim të vazhdojë më tej me Seminarin e tretë në të ardhmen.


Në mbyllje të punimeve të Seminarit një falënderim i veçantë nga ana jonë i shkon znj mësuese Erica Shader (bashkëshortja e albanologut Shader) e cila ishte kujdesur për ne duke na dërguar ushqime  të cilat i shijuam gjatë pushimit të Seminarit.


Delemont, 26.09.2016                                                  

Nexhmije Mehmetaj


 Seminari 1


Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër së bashku me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, kanë paraparë organizimin e një seminari të ndërtuar me tri pjesë.  Qëllimi i këtij kursi është trajnimi për mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në lidhje me serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes» që doli para pak muajve edhe në shqip. Si kontribut për një mësim plotësues aktual, modern dhe cilësor.  


Pjesët e serisë:

Doracak «Bazat dhe arsyet» dhe 5 fletore me nxitje didaktike.

 

1. Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë .

2. Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë.

3. Përkrahja e komunikimit gojor në gjuhën e parë.

4. Përkrahja e kompetencave ndërkulturore në MP  

5. Strategji dhe teknika të të mësuarit.  


Programi i seminarit në pjesën e parë përfshin : Hyrje dhe Përkrahja e të folurit në gjuhën amtare (Komunikimi gojor).

Pjesa e dytë Përkrahja e të shkruarit, dhe pjesa e tretë Përkrahja e të lexuarit në gjuhën amtare.


Modeli i seminarit është parashikuar për t’u ndjekur nga dëgjues mësimdhënës të mësimit plotësues, në grupe të vogla më së shumti nga 20 mësimdhënës.  

Më 28 maj 2016 në godinën e Shkollës së Lartë Pedagogjike salla LAB-H011 në Cyrih u zhvillua pjesa e parë e këtij seminari që i jep vlerë të re shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe.


Seminarin e hapi dhe drejtoi prof dr dr Basil Schader, në fillim ndër të tjera tha:


” Për SHLP ZH, për Drejtorinë e Arsimit të kantonit të Cyrihut dhe për mua ishte gjithmonë e qartë që seminare trajnuese të tilla janë me shumë rëndësi për implementimin dhe përdorimin e përshtatshëm të materialeve të reja në arsim. Dëshirojmë t’i përkrahim mësimdhënësit/et e MP në përdorimin e materialeve të reja didaktike, dhe për këtë na duket më i miri modeli i seminareve 3-pjesësh.”


Në pjesën Hyrje profesor Schader paraqiti:


Qëllimet e serisë “ Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes»


• Të jepet një kontribut për një MP cilësor dhe aktual nga didaktika.

• Të përkrahen mësimdhënësit/et e MP në punën e tyre kërkuese.

• Të jepet një kontribut për ta përmirësuar ndërlidhjen mes MP dhe shkollës së rregullt.

• Funksionalitet si bazë dhe material për kualifikimin e mëtejshëm në seminare, kurse ose në studim individual.

• Përdorimi i materialeve edhe në punën me mësuesit/et vendas (në Shkollat e Larta Pedagogjike etj.)


Nga të pranishmit u përcollën me vëmendje këto tema: “Si mund të përkrahet zhvillimi gjuhësor i nxënësve përmes pyetjeve dhe impulseve të përshtatshme?” , “Rregulla të thjeshta për biseda dhe diskutime në klasë, trajnimi i tyre.” , “Puna në fushën e leksikut.”etj. Kjo do të pasohet nga një shembull mësimi në dy pjesë, ku të dyja pjesët përqendrohen në praktikat e teknikës së pyetjeve të mësuesit. Mësimi ishte ndërtuar në modelin dypjesësh që pjesëmarrësit të provojnë, së pari, mësimin si “nxënës” , në këtë mënyrë, zbatimi i mësimit do të provohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.


Ndërsa nga ana e LAPSH-it ishte i pranishëm kryetari Nexhat Maloku, mësues, mesazhi i tij ishte i qartë. “Është për të ardhur mirë por edhe për t’u inkurajuar që trajnimet e kësaj natyre të mësimdhënësve të mësimit plotësues të cilat tashmë kanë marrë karaktere periodike, po shoqërohen me përgatitjen e materialeve edukative dhe metoda për mësimin e gjuhës shqipe.”


Në pjesën e parë të seminarit morën pjesë mësuese dhe mësuese: Remzije Shabani, Afërdita Veliu, Dafina Haziraj, Naser Ulaj,Elfete Hasi, Zarife Ziberi, Idaije Jashari, Lindita Istrefi, Mirela, Xoxi, Halime Vishi, Nexhmije Mehmetaj, Hasan Spahiu, Metush Zenunu, Fitnete Balaj, nga kantonet: Cyrih, Bernë, Jura,  Argau, Friburgu.  

Ishte një seminar shumë i rëndësishëm, frytdhënës me karakter shkencor edukativ për mësimdhënësit e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ata duhet të ecin me aktualitetin e arsimimit të nxënësve, mënyrën e mësimdhënies dhe të nxënit e gjuhës shqipe. Ishte një seminar me shumë vlera me të gjitha aspektet.



Delemont, 3. 6  2016                                        


Nexhmije Mehmetaj

SEMINARI QË I JEP VLERË TË RE SHKOLLËS SË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE