L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë


Intervista

me Profesor

Dr. Dr. Basil Schader

 

...Ta njohim atdheun


Rruga e mësimit plotësues të gjuhës shqipe është e gjatë, e bukur dhe njëkohësisht e mbushur me vështirësi të shumta. Pikërisht këtu qëndron dhe veçantia e saj: madhështia triumfon mbi vështirësinë.


Të shtunën më 25 korrik 2015 ne Prishtine u mbajt finalja e Konkursit të dijes me nxënës te mësimit shqip jashtë atdheut me moton ...Ta njohim atdheun.


Kishim dhënë fjalën të gjendeshim të pranishëm në festën e Konkursit të Dijes në Republikën e Kosovës – Prishtinë, madje ftesa e tyre na kishte mbërritur prej kohësh, që në fillim të qershorit pasi të mbahen garat nëpër vendet evropiane atje ku mbahet mësimi shqip. Dukej se misioni për të festuar në atdhe ishte ideuar drejt nga Ministria e Diasporës nga znj Shqipe Shasivari.


Festimi i Konkursit të Dijes pa dyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ky eveniment ka shënuar, përveç të tjerave, jetën kulturore dhe artistike të shkollave shqipe me mësim plotësues në diasporë, duke i dhënë formën më të plotë e më të realizuar një prej qëllimeve më të larta të synimeve të edukimit amtar të nxënësve që rriten larg atdheut. Pyetjet ishin në kushtuar atdheut ku spikatën jo vetëm njohuritë e thella historike për atdheun e tyre dhe vendin ku po rriten, vlerat letrare por edhe mjeshtëria në përdorimin e gjuhës shqipe.


Një Juri e përbërë nga studiues dhe pedagogë të gjuhës e letërsisë me kryetar Dr Arbër Salihaj, vlerësuan dhe ...shpallen fituesit e shkollave: nxënësit nga Austria dhe Suedia morën  12 pikë. Greqia 11 pikë, Zvicra  dhe Suedia nga 10 pikë. Konkursi nuk vazhdoi në fazën e fundit për të u finalizua me fituesit por ngeli në fazën gjysmë finale. Nuk u shpall vendi i parë, ...


Nxënësit pjesëmarrës i përshëndeti kryetari jurisë, i cili evidentoi punën plot pasion, përkushtim, seriozitet, vlera artistike dhe gjuhësore që treguan nxënësit.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Amfiteatrit, morën pjesë grupe nxënës, prindër dhe drejtues të shoqatave, LAPSH-it, organizator të mësimit plotësues dhe mësues të shkollave fituese.


Mirëpo, emocioneve të kësaj dite iu shtua dhe befasia e bukur, prania e vetë Ministrit të Diasporës  Z. Valon Murati. Ai u bë pjesë e emocioneve dhe shfaqi mjaft interes për të gjithë pjesëmarrësit në ketë konkurs. Ndër të tjera tha: Shkollat tona të mësimit plotësues kudo jashtë atdheut janë bërë vatra ku konkurset, këngët, recitimet dhe veprimtaritë e ndryshme kulturore e sportive, nderimi i figurave historike që kontribuuan për Pavarësinë, e deri në konferencat shkencore kanë pasur në thelbin e tyre dashurinë e krenarinë për atdheun dhe kombin. Të gjitha këto veprimtari dinjitoze  lënë gjurmë të thella në edukimin e brezit të ri, kanë nxitur dhe shpalosur talentet e reja dhe  kanë bërë që shkollat edhe pse larg atdheut të bëhen skena të vërteta ku ruhet identiteti shqiptar përmes gjuhës shqipe.


Unë i përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe në veçanti fituesit që i kemi sot këtu, për të cilët çmimi i fituesit të këtij konkursi ka vlerën edhe të këtij konkursi ka vlerën edhe të një kujtimi shumë të bukur nga atdheu.


Mësimi plotësues shqip ende ka rrugë për të bërë drejt institucionalizimit të tij, por një gjë është e sigurt: Kjo rrugë bëhet edhe më e lehtë kur ka vullnet pozitiv dhe njerëz që punojnë për të mirën e tij.


Prishtinë, 26 korrik 2015  


Nexhmije Mehmetaj mësuese në Jura , Zvicër


 

NË PRISHTINË U MBAJT KONKURSI I DIJES ME NXËNËS TË MËSIMIT PLOTËSU































ES SHQI

P NË DIASPORË

























 20.09.2015-Langendorf SO


Të dielën e kaluar më 20 shtator u mbajt në Solothurn kuvendi i rregullt i punës së LAPSH “Naim Frshëri” në Zvicër. Në punimet e kuvendit, që pati një rrjedhje të natyrshme e të qetë, morën pjesë 56 persona, anëtarë të LAPSH-it dhe mysafirë.


Të pranishëm qenë përfaqësues të institucioneve shtetërore në mesin e të cilëve: Z. Kastriot Noli – sekretar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Mustafë Xhemajli  zv/ambasador në ambasadën e Republikës Kosovës në Zvicër, Nuhi Gashi, përgjegjës për koordinimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë –MASHT Republika e Kosovës dhe Znj. Shukrije Ramadani ushtruese detyre e Qendrës Kulturore në Cyrih. Prania e tyre i entuziazmoi të pranishmit. Ata i përshëndetën mësimdhënësit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër për punën e tyre të madhe me flijime jo të vogla që kanë bërë ata për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, për të dëftuar me dashuri identitetin dhe dinjitetin kombëtar, duke mbjellë tek fëmijët tanë, krahas dijes themelore për gjuhën amtare dhe kulturën tonë edhe dashurinë për atdheun.


Programi filloi me një pjesë artistik të përgatitur nga znj Arbëresha Ibrahimi, mësuese e mësimit plotësues në Soloturn, me nxënës të saj.


Z. Nexhat Maloku, kryetar, lexoi dhe shpërndau raportin njëvjeçar të veprimtarisë së LAPSH-it shtator, 2014/2015. Ai tha: Puna jonë është përqendruar kryesisht në organizimin dhe funksionimin sa më efikas të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Për të arritur qëllimin e mësipërm Kryesia kreu një mori veprimtarish si:


1. Mbajti Seminar tre ditorë për ngritje profesionale të mësimdhënësve.


2. Pjesëmarrje në Konferencën e përbashkët arsimore zvicerane - shqiptare me temë  “Kontributi i mësimit plotësues shqip në përmirësimin e orientimit midis kulturës së parë, të dytë dhe interkulturës” mbajtur  më 7-8 maj 2015, Cyrih.


3. Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me mësuesit shqiptarë të Londrës, në Cyrih.


4. Mbajtja e  garave të diturisë 2015 në Vindish- Arau. Grupi i nxënësve fitues me mësimdhënës mori pjesë në mbrëmjen finale të Konkursit të Diturisë  me moton “Ta njohim atdheun”  në Prishtinë më 25 korrik ’15.


5. Aktiviteti “jashtë mësimor” – por i bashkërenduar me atë shkollor. 6. Aktivizimi i faqes së LAPSH-it në internet: www.lapsh.ch administrohet falas nga z. Lulzim Hasi, dhe pasurohet po ashtu vullnetarisht nga mësimdhënës tjerë.


7. Tekstet mësimore Shkolla shqipe vazhdimisht po furnizohet me Fletoret tematike nga Ministria Arsimit në bashkërendim me Ministrinë e Diasporës dhe shpërndahen falas tek të gjithë nxënësit, është përmirësuar dukshëm mësimdhënia dhe mësim nxënia.


8. Për të përmbushur nevojat e mësimdhënies në gjuhën e prejardhjes prof dr dr Basil Shader qe dy vjet udhëheq projektin Materiale didaktike për mësimdhënie në gjuhën e prejardhjes, përbëhet nga doracaku dhe pesë broshura, fillimisht do të botohet në gjermanisht, por do të përkthehet edhe në shqip dhe në disa gjuhë tjera.

Bashkëpunimi me institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe gjatë këtij viti.


Bashkëpunimi me institucionet arsimore zvicerane gjithashtu ka qenë mjaftë i frytshëm. Të gjitha këto aktivitete janë realizuar falë punës sonë të përbashkët të anëtarëve të LAPSH-it të prindërve e të individëve andaj sot ne mund të festojmë 25 vjetorin e LAPSH-it në Zvicër.


Raportin financiar e paraqiti z. Nezir Mehmetaj, arkëtar. Përshëndeti të pranishmit dhe në veçanti përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. Raporti u është shpërndarë të pranishmëve së bashku me raportin e punës. Në kuvend nuk morën pjesë përfaqësues të mësimit plotësues të Gjenevës dhe Shafhauzenit.


Duke marrë shkas nga Kuvendi i LAPSH 2015 në Zvicër mësimdhënësit ftojnë të gjithë prindërit shqiptarë të  mbështesin zhvillimin e mësimit plotësues shqip. Mësimi i gjuhës amtare ia vlen të investosh. Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk flasin shqip. Fakti që arbëreshët kanë ruajtur gjuhën shqipe për 500 vjet me radhë duhet të na bëjë të ndërgjegjësohemi për rrënjët tona, të bindim fëmijët për vlerat dhe pasurinë e shqipes. Kemi alfabetin më të pasur nga gjuhët indoevropiane (36 tinguj të shënuar me po aq shkronja) ndaj mund të shqiptojmë lehtë e pastër gjuhë të ndryshme.


Sa për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe jashtë atdheut edhe një herë kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës të na përkrahin në përpjekjen tonë me një program unik në mënyrë që mësimi i gjuhës amtare të jetë gjithëpërfshirës dhe me një pedagogji të përsosur.

 

  

Delemont, 26 shtator 2015 



Nexhmije Mehmetaj

mësuese në Jura , Zvicër


 

NGA KUVENDI I LIDHJES SË ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË

« NAIM FRASHËRI » NË ZVICËR
































ES SHQI

P NË DIASPORË

























 

Nexhmije Mehmetaj

U promovua libri- Doracak për mësimin plotësues të gjuhës shqipe i prof. dr. dr Basil Schader

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë është promovua (6.4.2016) libri-Doracaku për Mësimin plotësues të gjuhës shqipe i autorit Basil Schader, doktor i universiteteve të Cyrihut e të Tiranës, është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Si mik dhe adhurues i kulturës dhe gjuhës shqipe dhe si njohës i mirë i diasporës së re shqiptare  në Zvicër, ai është angazhuar që prej vitesh në projekte mësimore, bamirëse dhe shkencore të ndryshme në lidhje me shqiptarët brenda dhe jashtë shtetit. Libri i pranishëm paraqet frytet e punës tri vjeçare të tij të kryera në bashkëpunim me pedagogë tjerë të Evropës Perëndimore.

Libri analizon çështjet thelbësore të pedagogjisë aktuale, didaktikës dhe metodikes, karakteristika të shkollës në vendet e emigrimit. Në ketë libër mësojmë për tiparet dhe cilësitë e mësimit të mirë, për format e mësimdhënies dhe për rëndësinë e vlerësimit të arritjeve të përkrahjes gjuhësore të nxënësve. Përmes këtij libri lidhet më mirë mësimi plotësues me mësimin e rregullt.    

Në promovim morën pjesë z. Zenun Halili, këshilltar i ministrit të Arsimit, ka falënderuar autorin e librit albanologun zviceran prof. dr. dr Basil Schader ( i pranishëm), për angazhimin e tij të çmuar në fushën e shkencave albanologjike, si dhe Qeverinë Zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme që po u bënë proceseve edukativo-arsimore në Kosovë, si dhe për organizimin e Mësimit Plotësues për mërgatën tonë në Zvicër.


Në promovim mori pjesë edhe  znj Anita Schluchter, zëvendës ambasadorja e  Zvicrës në Kosovë ndër të tjera tha:... se mësimi i gjuhës së origjinës është shumë i rëndësishëm për mërgatën kudo në botë dhe se kjo paket didaktike  iu mundëson atyre që më lehtë të mësojnë gjuhën dhe kulturën e origjinës dhe ky është një plotësim për ta.


Ndërsa autori  Basil Schader, gjithashtu ka thënë se ndjehet i lumtur që ka pasur mundësinë të bëjë diçka më shumë në fushën e dijes, për të rinjtë shqiptar, por edhe të tjerë që jetojnë në Zvicër apo kudo në mërgim.


Nuhi Gashi, zyrtar për Mësimin Plotësues në Diasporë në MAShT, ka folur për jetën dhe veprimtarinë shoqërore e shkencore të prof Basil Schader.

U PROMOVUA LIBRI - DORACAK PËR MËSIMIN PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE I

PROF. DR. DR BASIL SCHADER

























 


  Nis përsëri viti i ri shkollor i mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe


Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “ Naim Frashëri” në Zvicër bartëse e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë filloi vitin e ri shkollor ( 2016/2017).

Si çdo vit tashmë, nxënës, mësues, prindër, miq e dashamirës të gjuhës dhe kultures shqiptare mblidhemi tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitim pjesëmarrjen e fëmijëve në këtë cikël të përvitshëm mësimor.

Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër është bërë një fole e ngrohtë për komunitetin, është themeluar në vitin 1991 dhe është njohur zyrtarisht nga Zvicra në vitin 1995. Shkolla shqipe e mësimit plotësues është resor i Ministrisë së Arsimit, Shencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, është shkollë laike dhe a politike. Shkolla i mirëpret të gjithë fëmijët padallim nga vendi i prejardhjes. Mësimi plotësues në gjuhën shqipe zhvillohet në lokalet e shkollave publike – zvicerane të cilat na u kanë lejuar falas. Një mbështetje e tillë gëzon dhe do të gëzojë vlerësimin e komunitetit tonë. Në disa kantone si Gjenevë, pjesërisht në Cyrih etj, mësimdhënësit shqiptarë edhe paguhen nga shteti zviceran, ndërsa në raste tjera mësimin e paguajnë prindërit apo në disa raste mësuesit bëjnë punë vullnetare.


Shkolla u ofron fëmijëve një program të përshtatshëm për t’i ndihmuar dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të ruajtur dhe kultivuar ndjenjën e tyre kombëtare, gjuhën shqipe amtare si dhe kulturën shqiptare.

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe i pajisë nxënësit me njohuri gjuhësore dhe ndërkulturore. Fëmijët dhe të rinjtë dygjuhësorë i zhvillojnë aftësitë për të përvetësuar sa më mirë gjuhën shqipe. Gjithashtu marrin njohuri për historinë kombëtare, për gjeografinë e trojeve shqiptare, të arriturat shkencore dhe kulturore.


Mësimi i gjuhës amtare luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin gjuhësor dhe identitetin e fëmijës gjithashtu është përkrahës i dy gjuhësisë apo shumë gjuhësisë.

Ndër të tjera shkolla u  mundëson:



Fëmijët e njohin dhe e mësojnë kulturën e prejardhjes së prindërve të tyre dhe reflektojnë për situatën e tyre në Zvicër. Kjo i përkrah njohuritë e thella, të plota të nxënësit, u mundëson atyre që të zhvillojnë një dygjuhësi të lehtë dhe të integrohen më lehtë në shoqëri.


Mësimdhënësi e vlerëson suksesin e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe me notë nga 1-6 dhe ajo shënohet në dëftesën e shkollës fillore publike të nxënësit.

Mësimi shqip fillohet nga klasa e 1-rë të shkollës fillore dhe zgjat deri në klasën e 9-të.

Për informata të tjera të përgjithshme mund të kontaktoni sekretarin e LAPSh-së,

Abas Fejzullahu, tel.  078 718 76 45, ose kryetarin e LAPSh-së, Nexhat Maloku, tel. 076 569 20 80

Ju mund të merrni informata edhe përmes internetit: www.lapsh.ch


Gjithashtu duam të përmendim që Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës kanë hartuar Plan-programin e përbashkët për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Ndërsa Shkolla e Lartë Pedagogjike në Cyrih së bashku me LAPSH-in për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies kanë paraparë mbajtjen e disa Seminareve për mësimdhënës gjatë këtij viti shkollor.

Urojmë që nxënësit dhe mësuesit tanë të kalojnë një vit bashkëpunimi të frytshëm, plot dije, mirësi, gëzime dhe lumturi.


Delemont, 5 shtator 2016                                          

Nexhmije Mehmetaj                         


VITI I RI SHKOLLOR I MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE 2016/2017