L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë


Intervista

me Profesor

Dr. Dr. Basil Schader


 








Nga Abas Fejzullahi



LAPSH“ Naim Frashëri“ për Kantonin Aargau dhe Solothurn më 21 Qershor 2014 në Windisch/AG, nga ora 16:30-18:00, shfaqi me sukses para pjesëmarrësve të pranishëm në sallë programin e larmishëm festiv, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2013/14.


Mësuesja Arbresha Ibrimi, nga Solothurni si folëse dhe udhëheqëse e programit, pas nderimit që ju bë imnit kombëtar nga pjesëmarrësit e pranishëm në sallë, hapi manifestimin me një fjalim të shkurtër por mjaft përmbajtësor paraqitur në vijim (lexuar edhe në gjuhën gjermane nga nxënësja që ka vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe z. Shkurte Kovani).


Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës, mysafirë dhe bashkatdhetarë

Sivjet mbushen 24 vite që kur Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ në kantonin e Aargaut në Zvicër e ka shndërruar në traditë organizimin e Manifestimit me rastin e përfundimit të suksesshëm te çdo viti shkollor. Kësaj radhe këtë manifestim e përkrah edhe LAPSH „Naim Frashëri e kantonit të Solothurnit, ku bashkë kanë përgatitur programin që do ta përcjellni në vijim.


Me këtë rast nxënësit tanë, gjegjësisht fëmijët tuaj, do të paraqesin aftësitë e tyre në këndim, recitim e vallëzim duke na bërë të ndihemi krenar me përkatësin tonë kombëtar. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë, prandaj një falënderim i madh shkon për ta, si dhe për institucionet përkatëse vendore të shtetit Zviceran”.


Fjalën përshëndetëse në gjuhën shqipe dhe gjuhën gjermane e paraqiti z. Riza Demaj, përgjegjës kryesor i LAPSH” Naim Frashëri” për kantonin Aargau, i cili fillimisht, falënderoi nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e institucioneve Zvicerane dhe të Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e tjerë të ftuar e të pranishëm. Ai falënderoi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për punën e tyre të madhe në ruajtjen e gjuhës së origjinës përmes mësimdhënies dhe mësim nxënies në shkollën shqipe si dhe ndihmësen e institucioneve vendore Zvicerane në përkrahjen dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për mësimin plotësues në gjuhën shqipe.


Manifestimin e përshëndeten me fjalë miradije dhe bënë thirrje për të vazhduar punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët edhe përfaqësuesit nga institucionet e Republikës së Kosovës z. Sali Sefa, konsull në Zürich, Shukrije Ramadani, drejtoresh e Qendrës Kulturore në Zürich, kryetari LAPSH” Naim Frashëri” për Zvicër z. Nexhat Maloku.


Fjalimi shumë përmbajtësor i z. Martin De Boni, kryetar i shkollave në Windisch me rastin e përshëndetjes si dhe i mysafirit tjetër, veteranit të arsimit nga Kosova Lindore-Medvegja z. Rexhep Abazi.


Në programin e larmishëm të shfaqur para pjesëmarrësve u dëshmua veprimtaria dhe përkushtimi i mësimdhënësve dhe nxënësve nga kantoni Aargau dhe Solothur. Znj Arbresha Ibraimi, Fitnete Bala, Eshtrefe Nuhiji, Hamzë Morina, Halime Vishi, Elfete Hysenaj-Gashi, Mandushe Sadolli si dhe prindër e veprimtar të tjerë të shkollës shqipe.


NJË TRADITË FESTIVE NË VAZHDIMSI E SHKOLLËS SHQIPE NË KANTONIN ARGAU DHE SOLOTHURN

























 

Jehonë për piktorin Samedin Asllani dhe ekspozitën e tij


Piktori i njohur shqiptar Samedin Asllani nga Kosova që jeton në Zvicër premten më 21 prill në orën 18.30, ka hapur « Ekspozitën personale 2017 » në Galerinë Faubourg në qendër të qytetit Porrentruy, Kantoni Jura – Zvicër. Ajo mblodhi rreth vetës publikun zviceranë dhe shqiptarë.





























Me ketë rast fjalën hyrëse e mbajti zoti Pierre Maurer një personalitet zviceran që ndërton ura bashkëpunimi mes zviceranëve dhe shqiptarëve, dha një vlerësim për veprat e piktorit Asllani si një pjesë e çmueshme e kulturës dhe artit shqiptar pavarësisht që po krijohet në Zvicër, artisti shqiptar po pasuron artin në përgjithësi me elemente të reja mbi një estetikë të re tha ai.

























Pas tij fjalën e mori znj Nazane Breca, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, hedh një vështrim të shkurtër, të sotmes të  kësaj vepre, në shkallët e saj të ngjitjes drejt së ardhmes. Ajo tha: “Për mua, për një Ambasadore është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur sheh për së afërmi të arriturat e bashkëkombësve të vet të cilët në çdo fushë janë duke arritur suksese të larta përmes së cilave ata po behën ambasadorë të vërtetë të imazhit të vendit të tyre të origjinës.


I tillë është padyshim edhe Samedin Asllani i cili me përsosmëri artistike jetëson përjetimet e tija në vepra arti.  Autori Asllani është një nga qytetarët tanë të cilët përjetuan një kohë të rëndë në vendlindje por me punë ia dolën të gjejnë vetën jo vetëm një vendstrehim këtu në Zvicër por duke krijuar në një vendlindje të dytë në të cilën ndjehen të barabartë dhe të vlerësuar për punën që bëjnë...


Uroj që të vazhdoni të jeni ndër ato ura të forta që lidhin popujt ndërmjet veti sepse sot më shumë se kurdoherë bota ka nevojë për njerëz që kapërcejnë vetën dhe kufijtë, për njerëz që gjejnë mirëkuptimin përmes të bukurës, përmes artit ashtu siç thoshte Shiller:  " Arti është dora e djathtë e natyrës. Natyra nxori vetëm krijesa kurse arti bëri njeriun".


Kënaqësia që këndelli të pranishmit qenë këngët shqipe të kënduara nga nxënësit e Shkollës shqipe në Jura, enkas për të nderuar një vepër të kulturës sonë kombëtare që po krijohet në një vend tjetër larg atdheut.

Në ketë rast ishte e pranishme edhe znj Eliverta Radomi, nga stafi diplomatik i Shqipërisë në Bernë.


Në fjalën e tij z. Samedin Asllani tha më gëzon pjesëmarrja juaja, kjo nuk është aspak e rastësishme me këtë nënkuptoj një vlerësim i punës sime. Ju falënderoj për pritjen bujare që ju sot më afroni këtu në Jura!


Ekspozita e autorit Samedin Asllani do të qëndron e hapur deri më 26 maj 2017. Ajo ka gjetur shprehje edhe me një artikull në gazetën e përditshme zvicerane “Le Quotidien Jurassien” të Juras.


Megjithatë ajo që publikut ua tërhoqi vëmendjen ishte arti në pikturat e artistit Samedin Asllanit, një vepër e pasur dhe madhështore në tërësinë e saj në formë dhe përmbajtje.

Në festën e madhe të ngjyrave dhe vijave në pikturën e bukur shqiptare lehtë gjen pamje nga atdheu dhe njerëzit e tij.   Ajo që e karakterizon artin e kësaj krijimtarie është aftësia për t’iu dhënë përbërësve në mënyrë të peshuar të mjeteve teknike me shpirtin bashkëkohor.



Delemont, 24.04.2017                                                 

exhmije Mehmetaj








EKSPOZITA E PIKTORIT SAMEDIN ASLLANI