L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë


Intervista

me Profesor

Dr. Dr. Basil Schader


DOLI NGA SHTYPI TEKSTI I RI DIDAKTIK “RRETH PËRDORIMIT TË DIALEKTIT DHE GJUHËS STANDARDE” I PROF. DR. DR.  BASIL SCHADER


Nga Nexhmije Mehmetaj


Këto ditë doli nga shtypi teksti i ri didaktik “Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde” nga Prof. Dr. Dr Basil Schader, pedagog i disa brezave studentësh në ShLP në Cyrih, udhëheqës i projekteve, autor tekstesh shkollore  dhe shkencëtar i shquar në fushën e didaktikës ndërkulturore. Albanologu zviceran ndihmon pa kursim zhvillimin e mësimit shqip në Zvicër. Nën kujdesin e veçantë të tij shkolla shqipe me mësim plotësues po reformohet me sukses.  


Teksti i ri didaktik është rrjedhojë e serisë  Doracak dhe libër pune “Materiale për mësimin e gjuhës së prejardhjes”, që përfshin librin “Bazat dhe arsyet “ me 5 pjesë me lidhje të veçanta Nxitje didaktike dhe tashmë të përdorura nga mësues shqiptarë.


Shkolla shqipe u pasurua edhe me një tekst të frytshëm didaktik, i hartuar mbi bazën e parimeve të gjuhësisë e të didaktikës aktuale zvicerane- evropiane.


Libri i sapo botuar didaktik u vjen në ndihmë mësuesve në punën e tyre të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe nxit efektivitetin e punës në shkollat me mësim plotësues të gjuhës shqipe.


Zbatimi me sukses i kërkesave të mësimit plotësues në kushte specifike me klasë heterogjene, në situata dygjuhësie e tjera, kërkon përgatitje të lartë shkencore, aftësi pedagogjike dhe punë krijuese nga ana e mësuesit.


Detyra kryesore e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë është të rritë në nivelin e kërkesave të sotme zotërimin aktiv të gjuhës së sotme standarde nga ana e nxënësve, si dhe t’i pajisë ata me njohuritë bazë të domosdoshme teorike për gjuhën shqipe në përgjithësi. Por kjo nuk është aspak e lehtë!

Rëndësi të veçantë fiton puna me ata nxënës që ndodhen në mjedise familjare e shoqërore ku praktikohet gjuha e folur ( gegërishtja) që nuk përputhet me normën e gjuhës standarde.


Libri i pranishëm do të jetë një udhërrëfyes i dobishëm në këtë punë fisnike me përgjegjësi dhe vlerë kombëtare.


Ky udhëzues synon të sqarojë pikësynimet e përgjithshme dhe të veçanta në temën aktuale nga dialekti tek gjuha standarde.


Teksti didaktik është i ndërtuar në 6 fusha, përkatësisht: Paraprihet nga një parathënie për serinë ”Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes”


Hyrje - Historiku, qëllimi dhe ndërtimi i këtij teksti didaktik.

1.  Të zgjohet dhe të zhvillohet ndërgjegjësimi ndaj varietetet  dialekt (e) - gjuhë standarde.

2. Situata përmes lojës dhe aktiviteteve krijuese me nxitje ndaj varieteteve dialekt (e) – gjuhë standarde.

3. Të mësuarit zbulues për temën dialekt (e) – gjuha standarde.

4. Reflektim gjuhësor mbi temën dialekt(e) – gjuhë standarde.

5: Pjesa praktike.

6. Propozime për planifikimin mësimor.


Secila nga fushat e mësipërme ka treguesit e saj që mundësojnë të dhëna si: Hyrja, fillimisht ofron informacion të shkurtër përmbajtjesor mbi temën dialekti (et) gjuha standarde dhe shanset, problemet e lidhura me të. Pastaj disa udhëzime që lidhin aspektet pedagogjike dhe didaktike, gjithashtu jepen një seri shembuj konkret mësimor. Hyrja përmbyllet me një vështrim tabelor rreth çështjeve kryesore dhe propozimeve mësimore të lidhura me këtë çështje.


Pjesa praktike përfshin 17 propozime konkrete didaktike, të cilat janë ndarë sipas aspektit tematik në katër grupe. Propozimet mësimore janë paraqitur sikurse në tekstet tjera didaktike fillimisht paraqitet qëllimi i propozimeve. Shpjegime për moshën e përshtatshme, kohën e nevojshme, formën sociale dhe materialin.


Me ndihmën e këtij dokumenti didaktik nxënësi do të përjetojë  një përfshirje më të madhe në mësim. Çdo nxitje didaktike, strategji, metodë apo teknik, lehtëson më mirë zhvillimin e aftësisë gjuhësore. Nxënësi zgjeron njohurit në fusha të ndryshme që merren përmes gjuhës amtare shqipe.


Teksti mund të gjendet këtu :


Link: https://phzh.ch/de/Dienstleistungen/internationale-bildungsentwicklung/Lehrmittel-und-Handbucher/Materialien-fur-den-herkunftssprachlichen-Unterricht/ (versionet shqip dhe gjermanisht)

respektivisht. https://shop.ofv.ch/_uploads/misc/9783280041178_unterlagen_54605.pdf (vetë versioni gjermanisht)


Teksti është përkthyer nga Nexhat Maloku.


Delemont, 01.06. 2018                      


________________________________________________________________________________


LIBRA DIDAKTIKË PËR MËSIMIN PLOTËSUES – NDIHMESË E RËNDËSISHME NË FUSHËN ARSIMORE



Nga Nexhmije Mehmetaj


Projekti “Materiale didaktike për mësimin në gjuhën e prejardhjes”, përkatësisht për mësimin plotësues, i udhëhequr nga Prof. Dr. Dr. Basil Schader, didakt i gjuhës në SHLP në Cyrih, ekspert për didaktikën ndërkulturore, autor tekstesh mësimore, albanolog zviceran, është në fazën përfundimtare.

Në kuadër të këtij projekti sapo është përfunduar versioni gjermanisht i doracakut me bazat, sfondet teorike dhe shembuj praktike. Për pjesën teorike autorët janë shkencëtarë, emra të shquar të Evropës si: Ingrid Gogolin, Hans H. Reich, Andreas Helmke. Ndërsa për pjesën praktike morën pjesë një numër i konsiderueshëm mësues të mësimit plotësues. U përfundua edhe vëllimi me nxitje didaktike për përkrahjen e të shkruarit në gjuhën amtare; autorë janë Basil Schader dhe Nexhat Maloku. Ky vëllim veç është përkthyer shqip.

Nisur nga rëndësia që merr organizimi i mësimit në gjuhën e prejardhjes, autorët kanë planifikuar edhe bashkëpunimin me institucionet, Ministritë e vendeve që organizojnë mësimin në Gjuhën, Kulturën e Atdheut (KGJA).

Shkolla e mësimit plotësues në gjuhën amtare apo të prejardhjes është një disiplinë e re pedagogjike, e lindur dhe e krijuar së bashku me emrin e njerëzve në mërgim, kur së bashku me të mëdhenjtë morën rrugën e vështirë të mërgimit edhe më të vegjlit fëmijët. Organizimi i mësimit plotësues rëndësishëm për stadin e tanishëm të shoqërisë në përgjithësi, e krijuar për nevojat e qindra e mijëra fëmijëve të ardhur apo që lindin në Zvicër, konsolidimi është para se gjithash në dobi të edukimit të brezit të ri.

Për të ndihmuar mësuesit e këtyre shkollave që punojnë e të tjerëve, që do të fillojnë ketë veprimtari, u vijnë në ndihmë së pari doracaku i përmendur dhe, së dyti, librat/fletoret me nxitje didaktike për fusha të veçanta të mësimit.

Projekti, i cili do të mbaron në fund të vitit 2015, do të përfshijë gjithsej 6 pjesët vijuese:

Të gjitha tekste përkthehen në gjermanisht, anglisht, shqip, bashnjakisht/kroatisht/serbisht, portugalisht dhe turqisht.

Fletorja „Nxitje didaktike për të shkruarit në gjuhën e parë”, që doli në shqip këto ditë është konceptuar dhe realizuar në formë të mirëfilltë profesionale pedagogjike, didaktike, psikologjike, arsimore, organizative etj. .

Natyrisht është një vepër e frytshme për mësuesit, një mjet konkretizimi për ta pasuruar fondin hulumtues, për t’u thelluar më tej në vlerat pedagogjike, në zbatim të detyrimeve përpara nxënësve që duan të flasin e të shkruajnë në gjuhën e nënës, në një shkallë më të gjerë për prindërit e të gjithë atyre që interesohen për edukimin amtar.

Fletorja me udhëzime për përkrahjen e të shkruarit në gjuhën amtare do të jetë një ndihmë e çmueshme, një qiri i ndezur në dorë të mësuesit për të ndriçuar arsimin e vobektë të gjuhës amtare. Materiali didaktik i përkthyer në shqip do të publikohet së bashku me pjesët e tjera edhe në faqen e internetit, MASHT e Kosovës.


Delemont, 14.12.2014

LIBERA DIDAKTIKË