L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë












Shruan:

Abas Fejzullahi




Derisa bashkëatdhetarët në kurbet, përpjeken me kremtue 7vjetorin e pavarësisë së Kosovës …


Kosova hallemadhe, përballet, me papunësi, skamje, mjerim dhe ikjen nga vendlindja ..!


Gjithsesi prek dhe lëndon bashkëatdhetarët në kurbet për gjendjen jo të mirë në Kosovë..!


Në sallën e restorantit Rrushi-Traube, dekoruar dhe përgatitur nga i zoti i restoran- tit Z. Gjergj Laski në Langendorf të Solothurnit në Zvicër, LAPSH„Naim Frashëri“ për kantonin e Solothurnit, më 2015-02-22, qfaqi një program kulturo-artistik kushtuar 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pergatitur s`bashku me mësimdhënës/e, nxënës, prindër, dashamirë dhe përkrahës të mësimit plotësues të shkollës shqipe.


Organizatorët e programit fillimisht ja dhanë fjalën mësuesit në pension qe katër vite, Abas Fejzullahi, ta hap manifestimin kushtuar 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i cili përshëndeti nxënësit, prindërit dhe gjithë pjesëmarrësit e pranishëm. Në vazhdim,shkurtimisht foli për rrugëtimin historik dhe përpjekjet e bëra gjatë këtij rrugëtimi të gjatë e shumë të vështirë, për varësi e bashkim kombëtar, qysh se ekzistojnë shqipta- rët e në veçanti, që nga koha e Skënderbeut 1443-11-28, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878- 06-10, Shpallja e Pavarëisë së Shqipërisë në Vlorë më,1912-11-28 dhe 2 korrtori i vitit 1990 dhe 1990-09-07 shpalljen e pavarësisë së Kosovës përmes referendumit e deri te lufta e UÇK-së, ndihma e NATO-s dhe shpallja për herën e dytë të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 në Parlamentin e Kosovës, e njohur deri me tash ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës (por është për t`u çuditur: se sa na, po e njohim, pranojmë dhe dojmë vetveten dhe Kosovën ashtu si është… me halle shumë që ja kemi shkaktuar vet e ne veçanti qeveritaret e sëmurë në gjitha drejtimet.!?)

Po na ndodhin, gjëra të çuditshme dhe çoroditëse, nga teket dhe inatet, smira dhe lakmia për pozita e pushtet e përfaqësuesëve të strukturave politike dhe po na kushtojnë shumë shtrenjtë në të gjitha drejtimet...!

Në Gjysmën e Shqipërisë së sotme politke festohej e festohet:

1. Partia Socialiste çlirimin e Shqiperisë pas përundimit të LDB e festojnë më 29 Brymor( Nëntor)..!

2. Partia demokratike më 28 Brymor( Nëntor)

3. Populli feston papunësinë, skamjen,varfërinë dhe ikjen nga atdheu..!

Edhe Kosova hallemadhe me përçudnime:

1. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nënë okupimin serbosllavë u bë më referndum gjithëpopullor dhe u shpallë Kosova Republikë më 7 Frytori (shtatori) 1990 në Kaçanik.

2. Heren e dytë Kuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën Republikë në acarrin e 17 shkurtit 2008…por tanni në sigurinë dhe pranin e NATO-së...!

3. Me 2015 në 7 vjetorin e shpalljes së pavarëisë së Kosovës, populli po ikë ku sytë këmbët nga Kosova nga, zhgënjimi, papunëisa, varfëria dhe mjerimi ..!



























Pamje nga salla gjatë përcjelljes së programit dhe duartrokitjet për nxënës



Mësuesja, Arbresha Ibraimi, në bashkëpunim me mësuesen Albana Morina dhe veprimtaret vullnetare tani më të përershme në përkrahjen e mësueseve dhe të shkollës shqipe Diana Kabashi, Arlinda Surdulli dhe Ludvik Kabashi, kishin bërë gjitha përgatitjet organizative si për pritjen e pjesëmarrësve dhe paraqitjen e programit të përgatitur bashkërisht, me nxënësit e bashkisë së Zuchwil të Solothurnit, me disa recitime të nxënësve dhe me një pjesë instrumentale luajtur me kitar nga nxënësi Albion Kabashi e që u mirëpriten me duartrokitje. Në vijim u përcjell me interesim parashtrimi i pyetjeve për të pranishmit nga na e nxënë- sve dhe përgjegjet e dhëna nga pjesëmarrësit në sallë, vlerësoheshin nga grupi i nxënësve se pergjegja që ipej ishte e saktë apo e pa saktë, nga fusha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, historia, gjeografia, dhe sporti, që ishte një freskim dhe risi nga pikat programore.






























Albion Kabashi me kitar, luajti melodi të zgjedhura sipas notave muzikore


Albion Rexhaj, nxënës i klasës së tretë, jo vetem që freskoj dhe i dha gjallëri e madhshtoj programin, me këngët e kënduara kushtuar, kurbetit, gjyshërve, atdheut, gjuhës shqipe, Abetarës po edhe thirrjet e tij për të dashur atdheun, kombin, Kosovën, e të cilat i këndonte shumë natyrshëm dhe me një zë melodik e talent të rrallë që mahniti edhe të pranishmit e në veçanti rapsodin e mirënjohur nga Kosova Lindore z.Hekuran Rexhepi i cili anë e këndë Zvicrës e më gjërë, vite me rradh i ka kënduar dhe i këndon atdheut, kurbetit, hero- njëve e dëshmorëve të Shqipërisë Natyrale pjesët e së cilës janë të pushtuara e të ndara në disa shtete, në vazhdimsi s`bashku me djalin dhe vajzen Hysnije(e njohur si Fatime Sokoli) aty për aty i thuri disa fjalë lavdruese e falënderuese për Albionin si talent i lindur, ashtu siç dijn të flasin e më mirë të këndojnë këngëtarët dhe krahasoi ate me tenorin e mirënjohur Bashkim Paçukun. Në shenjë mirënjohje në vijim tha: Albioni më bëri aq kurreshtar për talentin e tij sa që më shkoi medja, ta marrë apo maos ta marrë në dorë ma sharkin… talenti i Albionit të vogël që për mua është shumë i madh, më gëzoidhe emocionoi shumë në të njejten kohë, andaj i dëshiroj shëndet dhe sukses nga zemra…


























Albion Rexhaj me mikrofon gjatë këndimit të këngëve kushtuar Kosovës dhe kurbetit



























Nga e majta në të djathtë me mustaqe rapsodi Hekuran Rexhepi në mes Albion Rexhaj dhe

mësuesi i Albionit Hamzë Morina


Programi vazhdoi rrjedhen me daljen para pjesëmarrësve rapsodi nga Kosova Lindore Hekuran Rexhepi që kënduan disa këngë s`bashku me djalin Ridvanin dhe vajzen Hysnijen, kushtuar heronjëve, dëshmorëve përfshi të gjitha periudhatë prej kohës së Skënderbeut e deri tek pavarësia e Kosovës si dhe këngën me thirrje që të mos e lëshojnë Kosovën për të dalur në kurbet edhe përkundër gjendjes së rëndë ekonomike tani…u mirëprit me duarrokitje nga pjesëmarrësit. Hekurani mbajti një fjalim përmbajtësor lidhur me ambjentin ku mbahje programi dhe falënderoj organizatorët për pritjen dhe organizimin e mrekullueshëm.































Ridvani në mes Hysnija(e njohur si Fatime Sokoli) dhe Hekuran Rexhepi gjatë këndimit të këngëve kushtuar festës

së pavarësisë së Kosovë


























Albion Raxhaj, pranon letren ku rapsodi Hekuran Rexhepi ia kushtoj, për talenitin e tij dhe lutim mësuesin në pension

bas Fejzullahi që t`ja dorzon… në shenjë kujtimi e nderimi nga ky manifestim.


Herë pas here u lexuan edhe poezi me përmbajtje kushtuar vendit të origjinës dhe rrjedhave të së kaluara dhe të tani në Kosovën hallemadhe, me përballjen e saj me gjendjen e rëndë ekonomike, papunësinë dhe skamjen që kanë marrë përmasa jo vetem shetësuese, por çfarë është edhe më e rëndë se ka humbur besimi dhe shpresa me arsye, tek institucionet shtetërore për një të ardhme më të mirë në vend, ku haptas flitet dhe shkruhet për çdo ditë se fajtor për këtë gjendje është keqëqeverisja dhe institucionet shtatërore qysh se është shpallur pavarësia e Kosovës nga Parlamenti i saj më 2008-02-17.


Keqpërdorimet(korrupsioni) krimi i organizuar ekonomik dhe politik ka përfshi të gjitha institucionet shtetërore të vendit, papunësia është mbi 50%, skamja dhe varfëria vazhdimisht në rritje e sipër dhe si pasojë e gjitha ketyre dukurive është, ikja e qytetarëve nga Kosova kudo që të munden me shpresë se do të sigurojnë kafshatën e bukës dhe një jetë më të mirë, nga se shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë i kanë humur tërsisht…!

























Rapsodi Hekuran Rexhepi përshëndet të pranishmit dhe falënderon organizatorët dhe përgëzon talentin e ri nxënësin

 kl.III.të Albion Raexhaj për zërin dhe këngët e mrekullueshme.

























Pas drekimit programi vazhdoj me këngë e valle festive













LAPSH “NAIM FRASHËRI“ NË KANTONIN E SOLLOTHURNIT KREMTON 7 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS