L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë


Intervista

me Profesor

Dr. Dr. Basil Schader


      Një shëtitje në Gjenevë!




























  ...Nxënësit e shkollës shqipe, janë ata, të cilët mundohen në këtë rrëmujë urbane, të mbijetojnë së bashku me gjuhën amtare. Të mbijetojnë përballë dallgëve të jetës sepse gjuha është elementi i parë që dëshmon identitetin kombëtar.



Prandaj ata, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2015/16 vendosën së bashku me mësuesin e tyre Vaxhid Sejdiun të bëjnë një shëtitje.  Nga mësimet që kishin marrë, iu kishin mbetur në kujtesë gjurmët shqiptare në Zvicër. Vitin e kaluar ishin në Lugano të Zvicrës dhe shpalosën gjurmë nga e kaluara jonë  kombëtare: gjurmët e aktorit me përmasa botërore Aleksandër Moisiut dhe piktorit po ashtu me përmasa botërore Ibrahim Kodrës. Tani radhën e kishte Gjeneva. Ata kishin vendosur të takohen me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Rruga për në Gjenevë, për nxënësit e shkollës shqipe të  Rapperswill-Jonës dhe të kantonit të Glarusit nuk  ishte e largët.        


Ata ishin nisur herët në mëngjes në ora 06.20 nga Glarusi, pastaj në Rapperswil dhe duke e vazhduar rrugëve mes për mes Zvicrës. Kënga dhe biseda e lirë ishin ato të cilat e përshpejtuan rrugën. Para orës 11, autobusi me 48 nxënës, disa prindër dhe mësuesin Vaxhid  arriti në Gjenevë.       


Shëtitjen e filluan me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, aty u mblodhën të gjithë sëbashku si dikur mërgimtarët në protestat gjithë popullore shqiptare, për çështje e Kosovës  apo thënë më thjeshtë për çështjen shqiptare.  Sytë e tyre vezullonin përpara kolonës së flamujve, dhe si për kërshëri filluan komentet e ku është flamuri i Kosovës? – Ja  ku qenka flamuri ynë kombëtar!        


Pas shpjegimeve dhe informacionit rreth Selisë së Kombeve  ata vazhduan rrugëtimin për ku edhe në fakt ishin nisur. Te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Skënderbeun e kishin takuar të shkrirë në bronz në Tiranë, në Krujë, në Prishtinë por ky i Gjenevës kishte një kuptim shumëdimensional dhe secili prej tyre dëshironte të qëndronte më afër tij.  Ishte kënaqësi e veçantë ta shohin portretin tij në mes të Gjenevës.   


Kjo figurë kombëtare e shkrirë në bronz, e punuar aq bukur nga dora e mjeshtrit Odhise Paskali,  dukej se po iu flet fëmijëve shqiptarë për gjuhën, flamurin – për atdheun.    



























Nxënësit: Fatlinda, Rinesa, Loreta, Leonita, Lindita, Arjana, Endriti, Nina, Arjoni, Erioni, Bleona, Arta, Lindita, Lindoni, Edita, Albini, Ariona, Blentina, Flaka, Elmija, Rinasi, Lejla, Ferdania, Agoni, Doresa, Ditjoni, Freskimi, Alma, Arbëresha etj. e shikonin me një kërshëri dhe një afërsi të veçantë heroin kombëtar. Fjalët e tyre, detajet rreth portretit, gjërat që i kishin mësuar, pyetjet  e mësuesit dhe përgjigjet  e tyre ishin një skenar tepër domethënës për këtë shëtitje.  Pas këtij takimi të paraparë nxënësit vazhduan me vizitën tyre pjesëve të tjera të qytetit: Parkun Ariana, Kopshtin Botanik, Parkun “Mon Repos”, Orën e qytetit, pjesën për rreth liqenit dhe Qytetin e vjetër të Gjenevës. Secila pjesë përbënte diçka të veçantë për sytë e vizitorëve të shumtë, që atë ditë kishin ardhur për të vizituar Gjenevën, ashtu sikurse ne. Gjatë tërë kohës me ne ishte edhe veprimtari Zaim Jashari, dhe prindërit që kishin ardhur në  ndihmë  me mësuesit të tyre: Afrim Ibishi, Bashkim Krasniqi, Nexhat Salihu, Xhezair Misini, Ragmi dhe Myzafere Lenjani.                                                                            Dhe ashtu siç filluan me shëtitjen erdhi koha që të kthehen. Tani për të gjithë ata ishte përgatitur një befasi: një  garë brenda në autobus dhe tre nxënësit që iu  përgjigjën saktë  pyetjeve të mësuesit u  shpërblyen me dhuratë simbolike. Dhe fare në fund për të gjithë ata që sivjet kishin përfunduar me mësimin në shkollën shqipe: Lejla Aliç, Alma Lenjani, Ferdane Salihu, Doresa Krasniqi, Agon Krasniqi, Blentina Ismaili, Albin Murati, Leonita Arifi, Lindita Asani, Arjon Hajdari dhe Nina Sopa u shpërblyen me mirënjohje me rastin e përfundimit të shkollës shqipe.  



Lapsh “Naim Frashëri”


i Kantonit të St. Gallenit




































LAPSH  ST. GALLEN - NJË SHËTITJE ME NXËNËS NË GJENEVË