L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë


KONKURSI I DITURISË 2016, NJË VEPRIMTARI E SHKËLQYER ARSIMORE DHE KOMBËTARE


Të dielën më 12 qershor, u zhvillua Konkursi i diturisë 2016, një veprimtari e shkëlqyer arsimore kombëtare  u përfshinë nxënës të  Shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.  

Sapo ndodhesh në qendrën e fshatit e të komunës Zuchwil të Soloturnit, mjedisi i gjelbëruar të ka përfshirë në hijeshinë e tij. Mes këtij dekori gjelbëruar natyror të bije menjëherë në sy ndërtesa trekatëshe  e shkollës publike zvicerane Unterfeld Lerchenweg 24, në palestrën e së cilës sot janë mbledhur prindër e nxënës,  mësues, miq dhe të ftuar që kishin ardhur për të marrë pjesë në garën e diturisë gjithëpërfshirës edukative e mësimore.  


Konkursi i diturisë i organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër  dhe mbështetur financiarisht nga  Ministria e Diasporës - Republika e Kosovës, ishte mjaft emocionues, ndjenja e freskët dhe çiltërsia e fëmijëve dhe e të rinjve të kësaj shkolle, gërshetoheshin këndshëm me atdhedashurinë e materialeve të përgatitura nga nxënësit, po edhe me krejt mjedisin nga niveli i lartë i udhëheqjes.


Një pranverë e vërtetë ngjyrash, dritash, buzëqeshjesh e motivesh, me një shkëlqim diellor, ku zotëron zëri i gjuhës amtare - shqipe, kulturës sonë të lashtë, këngë me vargje rilindëse kushtuar abc-së. Ideator i konkursit të diturisë me temë gjuha, historia dhe kultura e atdheut  është Mr Nuhi Gashi, përgjegjës për mësimin plotësues pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.


Në ketë ditë festive të pranishmëve u erdhi një urim nga  Ministria i Diasporës z. Valon Muratit Ministër i gjithë shqiptarëve jashtë atdheut, urimin e përcolli zëdhënësja znj Flaka Braha.


Në hyrje të shkollës mirëseardhjen na e uron mësuesi veteran Abas Fejzullahu, njëherësh Kordinator i Këshilli Kantonal të shkollës sonë në Soloturn, ka dhënë ndihmesë të veçantë, me organizim të  përsosur. Ndihet dora e fuqishme e administratorit z. Lulzim Hasi i cili ka udhëhequr punën teknologjike të kësaj veprimtarie të bukur dhe interesante.


Ceremonia u hap në orën 11.00. Moment emocional. Mësuesi Nexhat Maloku, Kryetari i LAPSH-it, u foli të pranishmëve, për krenarinë e mësuesve, të prindërve  e të nxënësve që ecin në gjurmët e paraardhësve të tyre që me punën e tyre kudo vazhdojnë të ruajnë e të përcjellin tek fëmijët dhe tek brezi i ri, gjuhën shqipe, kulturën, traditat e popullit shqiptarë.


Më pas në monitor shfaqet një dokumentar i përgatitur nga udhëheqësi i konkursit z. Nuhi Gashi. Dokumentari shoqërohet nga sekuenca filmike për historinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Pastaj në skenë del nxënësi, këngëtar i talentuar Albion Regjaj me këngën Gjuha shqipe. Kënga shoqërohet me duartrokitje nga të pranishmit. Të pranishmit pas këtyre emocioneve ndjekin konkursin. Ekipet garuese janë vendosur përballë njëra tjetrës. Emocionet nuk kanë të sosur.  Në qendër ndodhet juria e përbërë nga 2 mësues të mësimit plotësues dhe një prind. Në konkurs  garojnë gjashtë Shkolla të mësimit plotësues të kantoneve: Jura, Glarusi, Gjeneva, Zyrihu, ST. Galen dhe Thurgau. Stafi i mësuesve mjaft të  përkushtuar përbëhet nga: Nexhat Maloku,  Vaxhid Sejdiu, Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi, Naser Ulaj, Lulzim Hasi, Afërdita Veliu, Elfete Hasi, Sebahate Krasniqi, Afërdita Maliqi, Hanife Alili, Arbëresha Ibrahimi, Nexhmije Mehmetaj.


Me shpirt të madh gare u zhvillua konkursi me nxënës të të dy niveleve të shkollës me mësim plotësues të gjuhës shqipe. Në pjesën e parë u zhvillua konkursi me  nxënës të nivelit të dytë: Erona Ramabaja, Eliesa Xhakaj, Jonida Maliqi, Rinesa Rexha, Jona Sukaj, Rita Berisha, Agnesa Kurteshi, Albina Iseni, Erleta Iseni, Erlind Iseni, Zehra Neziri, Eno Shimi, Anesa Jahja, Gentijana Limani, Ilir Hasani, Endrit Sadiku, Arjana Gajtani.


Në pjesën e dytë u zhvillua konkursi me nxënës të nivelit të tretë: Altina Mahmuti, Arta Thaçi, Doruntina Osdautaj, Erisa Rashiti, Olsa Baftiu, Fatime Bunjaku, Adelina Bislimi, Qazim Neziri, Fatlinda Fazliu, Loreta Ibishi dhe Suela Shimi. Për të pranishmit u organizua një koktej me pije dhe ushqime.


Konkursi përfundoi me zgjedhjen e ekipit fitues. Në konkursin, niveli II (klasa 4-6) vendi i parë, me pikë të barabarta mbeten shkollat: Glarues, Gjenevë, Thurgau, Cyrih, St. Galeni. Vendi dytë Jura.


Cikli  III (klasa 7-9 ) ekipi fitues ishte nga shkolla shqipe Kantoni Jura, përkatësisht nxënëset: Doruntina Osdautaj, Altina Mahmuti dhe Arta Thaçi. Vendi dytë Glarusi dhe vendi tretë Zyrihu.

Sipas numërimit programor teknologjik bashkimi i pikave të dy niveleve dolën këto rezultate përfundimtare, vlerësuan si më të mirët nxënësit e shkollave Jura dhe Glaruesi: vendi i parë me pikë të njëjta 105 pikë. Vendi i dytë Cyrihu me 100 pikë dhe vendi tretë  Thurgau më 98 pikë.


Në fund pjesëmarrësit e shumtë bënin foto me njëri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për ketë aktivitet madhështor në nderim të gjuhës dhe kulturës sonë.



Delemont, qershor 2016                                                       

Nexhmije Mehmetaj


KONKURSI I DITURISË 2017 TRADITË NË SHKOLLËN SHQIPE


Të dielën më 4 qershor, LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër organizoi Konkursin e diturisë 2017 në nivel të shkollës me mësim plotësues të gjuhës shqipe në fshatin Lengnau në afërsi të Bernit. Në kuadër të kësaj shkolle, ku mësohet gjuha amtare dhe letërsia shqipe, kënga shqipe, historia kombëtare, gjeografia e etnikumit shqiptar dhe artet (muzikor, figurativ etj ), fëmijët e mërgimtarëve tanë, me qëndrim dhe punë në Zvicër ruajnë identitetin kombëtar dhe përgatitën për dygjuhësi.

Në anën tjetër, që nga viti shkollor 1994/1995 është praktikuar që në fund të vitit shkollor të organizohet manifestimi (konkursi) i diturisë së nxënësve, e që, tash i sivjetshmi, po trason rrugën e bërë traditë.  

Organizimi i manifestimit të diturisë ka për qëllim pasurimin e mendjes sonë me njohuri për atdheun tonë, pastaj gjallërimin e jetës sonë kulturore në shkollën shqipe. Garat e fëmijëve, nxënësve tanë në nxënien e diturive për gjuhën dhe atdheun kanë synim edukimin dhe arsimimin e brezit tonë të ri që gjendet jashtë atdheut etnik shqiptar.  

Përshëndetja ime sot shkon për ju fëmijë të dashur, për ju mësuese/ mësues dhe prindër që edhe larg vendlindjes përpiqeni për t’iu mësuar fëmijëve të shkruajnë e të lexojnë gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë e atdheut tonë të dashur e hapi takimin kryetari i LAPSH-it Nexhat Maloku- sepse sot të gjithë bashkë festojmë punën dhe arritjet e sukseset tona ndër vite.


Në atmosferën e gëzueshme të nxënësve, mësuesve, prindërve ishte i pranishëm edhe Zoti Nuhi Gashi përgjegjës për mësimin plotësues në diasporë nga MASH-it të Kosovës. Ndër të tjera tha: “Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ju mësimdhënës të palodhur e të përkushtuar, për ju prindër atdhetar të shquar që së bashku keni bërë të mundur të ndriteni në organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, për këta nxënës të mrekullueshëm që në vend të pushimit kanë zgjedhur të shkojnë në shkollën plotësuese e të mësojnë gjuhën dhe historinë shqipe, si një domosdoshmëri për identitetin e tyre kombëtar dhe dygjuhësinë...

Në manifestimin e rëndësishëm morën pjesë Shkollat Shqipe vetëm të pesë kantoneve. Shkolla shqipe e Cyrihut dhe ajo e Juras ishin të përfaqësuara denjësisht sipas rregullit me nga tri ekipe nxënësish për të tri nivelet, Friburgu mori pjesë me dy ekipe të ciklit të ulët dhe të mesëm, ndërsa Gjeneva dhe Vaudi me nga një ekip për cikël të mesëm.

Pjesa tjetër e shkollave nuk morën pjesë në garën e diturisë për arsye të ndryshme, ku më kryesorja, më e hidhëta është mungesa e përkrahjes nga koordinatorët e Këshillave Kontonale dhe nga vet mësimdhënësit/et.

Stafi i mësueseve të pranishëm mjaft të përkushtuar, Nexhat Maloku, Naser Ulaj, Remzije Shabani, Sabahate Krasniqi- Cyrih, Metush Zenuni – Friburg, Hyrije Kurteshi –Gjenevë, Tefik Xheladini- Vaud, Nexhimje Mehmetaj – Jura.


Manifestimi filloi në orën 10.30 ashtu siç ishte paraparë dhe mbaroi në orën 14 me gjithë një orë pushimi kushtuar drekës. Konkursi u drejtua nga Nuhi Gashi dhe Nexhat Maloku. Gara e diturisë është zhvilluar me tri cikle apo nivele nxënësish, secili ekip përbëhej nga tre nxënës. Pyetjet janë bazuar në mësimet që kanë marrë nxënësit gjatë gjithë vitit. Ato ishin konceptuar nga lëndët gjuhë shqipe që lidheshin me gramatikë, morfologji dhe sintaksë të shqipes, pyetje nga letërsia shqiptare, nga historia kombëtare dhe gjeografia e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, përkojnë plotësisht me planin e programin mësimor të miratuar nga Ministria e Republikës së Kosovës që punohet në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe jashtë atdheut.


Nxënësit të cilit morën pjesë ishin të shoqëruar me prindër: Leart Asllani Ervesa Rexha, Indrit Bajraktari, Rinesa Rexha, Luan Idrizi, Florina Bajrami,Olsa Baftiu, Jonida Maliqi, Elsa Dinolli, Samir Asani, Dion Jaha, Butrint Zenuni, Endrina Kuqi,Tuana Salihaj, Lorik Ferati, Klea Ajeti, Gentian Ramabaja, Ardi Mahmuti, Elona Ramadani, Alba Berisha, Erona Ramabaja, Altina Mahmuti, Drilona Maksuti, Agnesa Kurteshi, Albina Iseni, Diana Sulejmani, Eliza Hajredini, Andi Bajrami (28 nxënës).

Komisioni vlerësues i përbërë nga Veton Dizdari, Entela Ajeti dhe Nezir Mehmetaj shpalli ekipet fituese.


Cikli ulët: I. Cyrihu, II. Friburgu dhe III. Jura.

Cikli II: I Gjeneva, II. Cyrihu III. Vaudi

Cikli III: I Cyrihu dhe II Jura.


Dita e Konkursit të diturisë ishte një ditë e cila shpalosi aq bukur të gjitha vendet ku flitet në gjuhën e shqipeve, në ato vise me bukuri dhe pasuri natyrore, të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe atë të idhtën, për begatitë kulturore e shpirtërore të popullit tonë. Të gjitha këto nxënësit tonë të vegjël përpiqeshin të i thonë për një popull të madh, sepse populli që ia dha Evropës dhe botës Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën dhe të madhërishmin Ismail Kadare është një popull me gjuhë, histori dhe kulturë të lashtë e të pasur.

Kështu mësimi plotësues shqip i ndihmon fëmijët tanë të njohin dhe respektojnë vetën dhe shoqërinë ku jetojnë.



Delemont, qershor 2017                                                      

Nexhmije Mehmetaj