L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë



NË CYRIH U MBAJT KONFERENCË KUSHTUAR MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE



Të dielën më 11 dhjetor, nga ora 14. 00 deri 17. 00, në Cyrih zhvilloi punimet Konferenca për mësimin plotësues në Zvicër. E organizuar nga Kuvendi Shqiptar në Zvicër së bashku me Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashër”në Zvicër.


Tema bosht e Konferencës ishte: Përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, gjendja e tanishme jo kënaqshme vetëm një numër i vogël i nxënësve shqiptarë ndjekin mësimin shqip dhe perspektivat në lidhje me nevojën e angazhimit për senzibilizimin, ndërgjegjësimin e prindërve për ta përkrahur mësimin plotësues të gjuhësh shqipe.

Qellimi i konferencës ishte të jepet një kontribut për të përmirësuar gjendjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të shtohet kontributi për mes bashkpunimit me Institucionet shtetërore shqiptare, atyre zvicerane mes LAPSH-it, Kuvendit Shqiptar në Zvicër etj.


Synimet dhe dobia e Konferencës janë kualifikimi dhe shkëmbim përvojash midis ekspertësh të ndryshëm nga hapësirat e mërgatës shqiptare në Zvicër; kërkimi i faktorëve rritje e ndërgjegjësimit për problemet e tematizuara, krijim i një rrjeti dhe të një baze për veprimtari të mëtejshme në dobi të rritjes së numrit të nxënësve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në Zvicër. Konferenca u mbajt në shqip dhe gjermanisht, ishte e hapur.  


Përgjegjës për organizimin e konferencës ishin: Avni Binaku, – nënkryetar i KSHZ, veprimtar i dalluar, dhe Nexhat Maloku, mësues me përvojë, ka dhënë kontribut në organizimin e mësimit plotësues, aktualisht kryetar i LAPSH-it.

Konferenca u drejtua nga Avni Binaku dhe pati këtë rrjedh pune: Fjalë hyrëse nga LAPSH dhe KSHZ.


Avni Binaku nënkryetar i KSHZ, paraqiti temën  ”Ideja dhe arsyeja e organizimit të Konferencës...”  Me bindjen se kjo Konferencë, si me tematikën e saj, ashtu edhe me prurjet konkrete nga kumtesat, referimet dhe diskutmet, paraqesin inters bashkëpunimi ndër ne dhe sidomos paraqesin ndihmesa në qarqet arsimore të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.


Markus Truniger, drejtor për pedagogji ndërkulturore i Drejtorisë së Arsimit për Kantonin e Cyrihut me kumtesën: ”Mësimi plotësues në gjuhët e komuniteteve në Kantonin e Cyrihut, roli dhe rëndësia e këtij mësimi.” “Zvicra është vendi i shumë gjuhëve dhe paraqet një potencial për shoqërinë zvicerane. Megjithatë, për institucionet arsimore gjuha e migracionin mbetet si prioritet i katërt”, tha Turniger. Kantoni i Cyrihut mundëson që mësimi i shqipes të zhvillohet në objektet shkollore zvicerane, përgjegjësinë për organizimin e kurseve në gjuhën shqipe e ka LAPSH-i.


Nexhat Maloku: Kumtesën ”Shkolla shqipe e mësimit plotësues në Zvicër, sukseset, sfidat dhe synimet e saj”. Prej saj po shkëpusim disa shqyrtimeve dhe konkluzioneve kryesore:” Fati i shkollës shqipe është i mishëruar me historinë e Kosovës. Ajo lindi dhe u krijua nën emrin e shqiptarëve në mërgim. Shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1990 në Glarus. Atëherë kur në Kosovë sundonte regjimi serb, në Zvicër rritej numri i mërgimtarëve shqiptarë, pas të mëdhenjëve u detyruan të marrin rrugën e mërgimit edhe më të vegjlit – fëmijët. Dhe qëllimi i mësimit plotësues ishte përgatitja  e fëmijëve për kthim në atdhe...  Numri i nxënësve në SHSHMP ka ngritje dhe rënie. Psh. Në vitin shkollor 1995/96 mësimin e vijuan 6000 nxënës, puna përmes LAPSH-it ka vazhduar pandërprer, kohëve të fundit numri fëmijëve është zgoluar aktualisht shkolla shqipe ka 1812 nxënës. Faktorë të kësaj gjendje jo të kënaqshme janë të ndryshëm por dy janë kryesore a) Mos institucionalizimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe b) Mosinteresimi i prindërve për dërgimin e fëmijëve në shkollat me mësim plotësues edhe në rastet kur ekzistojnë kushtet e mundësitë, me arsyetime nga më të ndryshmet dhe më banalet. Por, është detyrë e çdo prindi që të kuptoi rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare- shqipe në shkollë se shkolla për ta është hapur dhe i mirëpret të gjithë fëmijët padallim.”


Melani Alilaj pjesëmarrëse nga brezi i ri studente në Shkollën e Lartë Pedagogjike foli për temën ”Përvoja ime si nxënëse e shkollës shqipe të mësimit plotësues.” potencoi rolin dhe vlerën e gjuhës amtare në mësimin e gjuhës shqipe.

Konferenca u drejtohej.


Përfaqësueseve të Institucioneve shtetërore të RP Kosovës dhe Ambasadorëve: RP Shqipërisë, RP Kosovë, RP Maqedonisë në Zvicër, ekspertëve zviceran nga fusha arsimore, mësimdhënësve të LAPSH-it, prindërve, anëtarëve të brezit të ri të mërgimit shqiptar në Zvicër.  


Konferencën e përshëndeten: Ambasadorja e RP së Kosovës në Bernë znj Nezane Breca, shfaqi gatishmërinë për të ndihmuar mësimin plotësues të gjuhës shqipe.  Ambasadori i RP Shqipërisë z. Ilir Gjoni, pohoi se ka një marrëveshje mes TVSH Tiranës dhe Prishtinës për të siguruar një kanal të veçantë për mësimin plotësues. Ministri i Diasporës z. Valon Murati. Ishte i pranishëm z. Nuhi Gashi MASHT Kosovë - përgjegjës për MP në diasporë.

Në fjalën e tij z. Valon Murati - Ne jem duke u munduar për ta institucionalizuar dhe vu në binar mësimin plotësues në tërë diasporën, vitin e kaluar kemi lidhur një marrëveshje të rëndësishme me Shqipërinë për mësimin shqip në diasporë, tekstet mësimore do të vazhdojmë të ua dërgojmë edhe në të ardhmen, tha ndër të tjera ai.

Një pikë e veçantë: Diskutim i perspektivave të përkrahjes së mësimit plotësues të gjuhës shqipe, kontributi nga LAPSH- KSHZ dhe institucione tjera. Të shtrohet nevoja e një marrëveshje midis dy shoqatave LAPSH-it dhe KSHZ për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të arsimit shqip në diasporën shqiptare në Zvicër.

 

Të jepet një kontribut për të përmirësuar organizimin sa më të mirë për MP .


Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në lëvizjen arsimore të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër, që pasqyron përpjekjet arsimore e kulturore kundër asimilimit deri në institucionalizimin e SHSHMP.



12. 12. 2016                                                

Nexhmije Mehmetaj




Albanologu zviceran Basil Schader nderohet me

„Çmimi i Nderit“



























Ditën e enjte më 3 gusht 2017, në Prishtinë, Ministri i Diasporës Valon Murati në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe dikasterit që ai drejton i ndau çmimin e nderit albanologut zviceran Prof dr dr Basil Schader.


Profesor Schader është vlerësuar me këtë titull të lartë me motivacionin: Një ndër albanologët më të shquar me një veprimtari të gjerë shkencore që përmes një pune plot pasion dhe profesionalizëm, për më shumë se njëzetë vjet ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e kulturës shqiptare, gjuhës, letërsisës dhe për mbështetjen e parezervë të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues, jo vetëm në Zvicër.


 Ne vlerësojmë se çdo gjë që të thuash për profesor Schaderin është gjithmonë pak përballë veprës së tij. Ndaj, sot kur po nderojmë prof Basil Schaderin, po ndihemi krenar dhe po reflektojmë për historinë e Shkollës shqipe me mësim plotësues në Zvicër, historinë  në fund të shekullit të kaluar dhe fillimit të shekullit të ri. Historia e përpjekjes dhe veprimtarisë sonë për ta ruajtur, zhvilluar dhe përcjell gjuhën shqipe tek brezi i ri edhe larg atdheut, profesor Schader, renditet si një shtyllë e fuqishme që lartësojnë vlerat e mësuesit dhe të shkollës.


Albanologu Schader hartoi tekstin e parë „Shqip“ (1995), më pastaj fjalorin shqip-gjermanisht, përkthej romane nga letërsia shqiptare në gjermanisht, në vitin 2003 mbron doktoraturën në Tiranë në fushën e sociolinguistikës „Gjuha shqipe në kontakt me gjermanishtën në Zvicër“.


Ai nuk rresht…« si një mësues i mirë i shqipes » konceptoi (2008/2012) dhe realizoi projektin madhor „Tekste shqip për diasporën“, në vitin 2016, hartoi Udhëzuesin për mësimin plotësues në gjuhën amtare – doracaku Bazat dhe arsyet – pikat e forta të pedagogjisë aktuale dhe 5 fletore me nxitje didktike.

Ky material didaktik shtroi para mësimdhënësve një vizion të ri për formim dhe ngritje profesionale.Me ndihmën e Doracakut mësuesit kanë pranuar strategji të reja të mësimdhënies, metoda e teknika të panjohura më parë prej tyre, duke u larguar nga praktika tradicionale të vjetruara dhe të pa efektshme. Mbi dhjetra Seminare trajnuese për ngritje profesionale u ndoqen nga mësimdhënës të MP. Nisen të hidhen hapa për një mësim aktual, cilësor dhe modern. Gjithë kjo punë është realizuar përmes një projekti madhor i udhëhequr nga një person, nga prof dr dr Basil Shader në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës.


Albanologu Schader me punën e tij të palodhur ka krijuar marrëdhënie arsimore dhe të pandërprera mes kulturës shqiptare dhe zvicerane.


_____________

Prishtinë, 05.08.2017               

Nexhmije Mehmetaj